Një biznesmen i njohur i kromit në Bulqizë ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Murat Duriçi është përplasur nga një mjet dhe ka përfunduar në një kanal.
Policia bën me dije se makina e cila e ka përplasur drejtohej nga shtetasi Mentor Çeku, i cili pasi e ka përplasur biznesmenin dhe ka braktisur mjetin e tij.
Autori është vënë në pranga dhe mësohet se policia po heton edhe pistën e vrasjes së qëllimshme. Për këtë mësohet se janë marrë në pyetje familjarët e viktimës si edhe është sekuestruar telefoni i këtij të fundit për të parë bisedat që ka zhvilluar.
Nga ana tjetër, lidhur me pistën e ngjarjes aksidentale, burime bëjnë me dije se drejtusi I mjetit që ka shkaktuar aksidentin ka qenë në gjendje të dehur.
Duriçi është aksidentuar në vendin e njohur si ura që lidh qytetin e ri me atë të vjetrin në Bulqizë teksa po lëvizte në këmbë.
Por kush është biznesmeni që ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Bulqizë:
Burimet zyrtare bëjnë me dije se Duriçi rezulton një person që nuk njihet për të shkuar të dyshimte apo të lakuar në ndodnjë çështje konflikti si dhe rezulton pa precedent penal. /albeu.com/
Paradokset janë të shumëllojta, por paradoksi më i madha në fushën mediatike-komunikative ka ndodhur në Shqipëri, mbasi vizita e kryetarit…
Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet sot në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ka…
Një 41-vjeçar ka ngritur alarmin në polici se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa së bashku me fëmijët e…
Jashtë një kafeneje tre blloqe larg nga Arena Kombëtare, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po montonin pajisje në tendën…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar…
Një rast i trafikut të armëve është zbuluar në Portin e Durrësit, ku pas një kontrolli në një automjet të…