Categories: Uncategorized

Detajet e krimit monstruoz, Englantina u lut për ndihmë

Detaje të tjera janë mësuar nga ngjarja tragjike që ndodhi në Malin me Gropa, tetë vite më parë.

Dëshmitari i mbrojtur ka treguar në Polici pjesë të tjera të historisë nga çastet e fundit të Eglantina Bucit.

I penduari i drejtësisë ka treguar se babi i vajzës, Faik Buci e kishte bërë planin për të vrarë vajzën.

Shpesh, ai e ndiqte me motor. Një ditë vajza sapo zbriti nga autobusi teksa shkonte tek shtëpia e xhaxhait të saj pa që i ati po e ndiqte. Për t’i shpëtuar i humbi nga sytë, mes njerëzve.

“Ditën që Shkëlzeni kreu vrasjen na mori të dyve në makinë. I kërkonte llogari Eglantinës. Do të më tregosh gjithçka ke bërë dhe do të lë rehat të shkosh. Vajza i tha se ja kishte treguar të gjitha. Kur po iknin për në Malin me Gropa, sapo kaluam gurotet, Eglantona më kërkoi ndihmë,” rrëfen dëshmitari.

Po ashtu, ai thotë se 23-vjeçarja i kërkoi ndihmë.

“Më tha ‘Foli këtij. Më ndihmo. Ky nuk është mirë, do bëj ndonjë gjë. Nuk është në terezi’.”

Shkëlzeni, sipas tij, i kërkoi llogari se pse kishte ikur nga shtëpia dhe e kishte pyetur se pse u mori lekë.

Ndërsa vajza i tha:

“Ju më martuat me një njeri që nuk e doja. Lekët mi morën se më droguan.”

Po ashtu, dëshmitari ka rrëfyer, se pas vrasjes, Shkëlzen Buci e kërcënoi me jetë.

“Më tha ‘iku një e mos të bëhen dy. Harroje këtë që pe e që ndodhi sot’.”

Më vonë, shton ai, e takoi edhe babai i vajzës i cili e kërcënoi me jetën e familjes.

“Më tha ‘Mos fol. Ke djalin për të rritur’.”

Kujtojmë këtu se Eglantina Buci është vrarë me plumb në kokë në Malin me Gropa. Ajo qëndroi aty e groposur, derisa një pjesë e eshtrave të saj u gjend nga disa gjuetarë.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012 dhe të dyshuar kryesorë janë babai dhe vëllai i saj, ndërsa është zbardhur vetëm së fundmi.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

5 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

23 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

31 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

38 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago