Categories: Uncategorized

Detaje rrëqethëse nga vrasja e kunatës në Bathore: Vjehrra i tha “të lumtë” djalit

“Vjehrra e Jetmirës është bashkëfajtore në krim pasi gjithçka ja ka planifikuar djalit duke i thënë edhe të lumtë pasi vrau motrën time…”

Janë zbardhur detaje tronditëse nga ngjarja në Bathore.

Sipas kunates se viktimës, banesa ku u krye krimi ka qenë e pajisur me kamera dhe autori i krimit ka mirëorganizuar krimin pasi ka hyrë gjakftohtë brenda banesës dhe i ka fikur ato para se të derdhte breshëri plumbash mbi trupin e viktimës.

Vëllai i viktimës ka dëshmuar gjithashtu në lidhje me ngjarjen.

“Motra ime ka që 4 vite e divorcuar, mirëpo nga traditat dhe zakonet tona ajo vendosi që të jetonte te familja e ish-bashkëshortit, pasi shtëpia ishte dy kate dhe në katin e dytë jetonte motra dhe në katin e parë jetonin vjehrra dhe kunati.

Ish- bashkëshorti jeton në Greqi, por vuajtjet e motës time janë të thella, ajo është dhunuar nga burri i saj në mënyrë të vazhdueshme, madje jam thirrur nga motra disa herë pasi më ka kërkuar ndihmë nga dhuna që ushtrohej ndaj saj.

Kam shkuar te familja dhe e kam gjetur komplet të nxirë në trup, kam marrë kunatin dhe i kam thënë hajde këtu çfarë ka ndodhur, aty ka pas një konflikt midis nesh. Por motra ime është një viktimë e humbur nga shteti sepse ata kanë qenë në dijeni për çdo gjë.

Edhe pse motra një orë para se të ndodhte kjo gjë njoftoi policinë, policia erdhi dhe ka ndenjur aty një orë, pasi ka ikur policia as 5 minuta nga ikja ka gjetur vdekjen.

Kunata ime ka qenë aty pasi shkoi bashkë me Jetmirën për ta ndihmuar të merrte plackat e veta, ajo e ka parë gjithë skenën me sy, së bashku me të ka qenë edhe vajza e motrës edhe vajza e motrës është 8-vjeçe.

Por motra jetonte me vajzen 8 -vjeçe në katin e dytë, mirëpo edhe aty ajo vuante, ja kishin prerë energjinë elektrike dhe ujin dhe ajo jetonte në errësirë.

Ishte në gjendje të mjerueshme edhe nga ekonomia. Vjehrra e Jetmirës është bashkëfajtore në krim pasi gjithçka ja ka planifikuar djalit duke i thënë edhe të lumtë pasi vrau motrën time.

E para që duhej të arrestohej është ajo dhe shteti që nuk mundi të parandalonte një krim të tillë, pasi vetëm pesë minuta më parë ata u larguan nga aty pa ja kontrolluar shtëpinë vrasësit që t’i gjenin armën e krimit që e mbante brenda në shtëpi”,- tha ai.

të fundit

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

6 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

33 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

49 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

57 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

1 hour ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

2 hours ago