Categories: Uncategorized

Dëshmia rrëqethëse e mjekut shqiptar me Covid-19: Ata mbi 70 vjeç i lëmë të vdesin

Adrian Fandi, mjek shqiptar që punon në Londër është prekur nga koronavirusi.

I tregoi në emisionin “Opinion” se çfarë përjetoi gjatë ditëve që rezultoi pozitiv nga Covid-19.

Të lidhura

None found

Ai flet edhe për protokollet mjekësore në Britani ku ata mbi 70 vjeç nuk marrin shërbim mjekësor pasi shtretërit në spital lihen për ata më të rinj.

Pjesë nga deklaratat:

Fandi: U shtrova në spital me 8 litra oksigjen. Për 48 orët e para shikoja që të mos merrja më shumë se 8 litra oksigjen se do haja tubin. Atë nuk e desha. E kam përdorur për dhjetëra herë tek njerëzit, por vetë nuk doja ta përdorja.

Është si puna e armës që e ke në dorë dhe e përdor kundër armikut, por kur e kthen nga vetja nuk të pëlqen. Qëndrova pesë net derisa dje në mëngjes e hoqa oksigjentin. Thashë ia hodha. 48 orët e para e shikoje veten që nuk ecje as përpara dhe as mbrama. Thoja jam njësoj si dje.

Ministrja që foli përpara nuk është mjeke. Nuk ia ka idenë çfarë është intubimi. Pacientët me patologji të tjera dhe të vjetër në moshë nuk arrijnë ta përballojnë deri në fund. E patë atë letrën e koleges gjermane. Ajo tha intubojnë pacientë nga 20 deri në 60 vjeç. Nuk ka statistika mbi 60 vjeç.

Ata e kanë vendosur kë do shpëtojnë dhe kë do lënë të vdesin. Në Itali kanë vdekur 20 mijë vetë në Gjermani, kanë vdekur 1 mijë vetë. Mbase do ta shpjegojnë gjermanët. Megjithatë është politikë e shtetit të tyre.

Ne na vijnë protokolle dhe thonë se je mbi 70 vjeç shikojmë sa i sëmurë je dhe çfarë sëmundjesh ke, vendoset nëse je për intubim apo për t’u dërguar në shtëpi. Shumicën e të moshuarve në azil i nisim në shtëpi pa u bërë test. Okupojnë një shtrat spitali kot pa pasur mundësi të mbijetojnë.

Më dhimbte trupi, më digjte nga brenda sikur diçka po më hante. Pastaj filloi temperatura. Pas dy ditësh mushkëritë ishin bërë njësoj sikur të kishin qëlluar me çifte. Intubimi ka një vekshmëri 68 për qind.

të fundit

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot në Shkup, kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe

Këtë të hënë, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, do të protestojnë sërish sot me kërkesën që provimi i jurisprudencës…

8 minutes ago

Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026/ Tirana e ‘paralizuar’! Policia me plan masash, ja rrugët që do të bllokohen

Nga dita e sotme deri më 22 maj 2026, në Shqipëri do të zhvillohet Turi e 83-të Çiklistik i Shqipërisë.…

27 minutes ago

Trump paralajmëron Iranin, publikon imazhin me inteligjencë artificiale: Ora po ecën shpejt, nuk do të mbetet asgjë prej tyre

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se “koha po…

32 minutes ago

EMRI/ Zbulohet identiteti i policit të plagosur me armë zjarri, ngjarja dyshohet të lidhet me prishje të pazareve të dr*gës

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen ku mbeti i plagosur efektivi i policisë, i identifikuar si Anxhelo Kumaraku…

45 minutes ago

Emigracioni në rajon/ Shqipëria kryeson, me numrin më të lartë të largimeve nga vendi, sfidë kritike

Flukset e emigracionit po shndërrohen në pengesë kryesore për rritjen ekonomike afatgjatë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6). Banka…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

1 hour ago