Categories: Uncategorized

Dëshmia e vëllait: Florin e gjeta të vdekur me plagë thike në spital

Në deklarimin e tij, vëllai i viktimës, Misto Baholli, (Endriti) sqaron se ditën e ngjarjes, një grua e quajtur Mira Bebi i ka thënë që i kërkoi numrin e Florit shtetasi Alion Sejdini dhe ajo ia ka dhënë, duke e pyetur a bëri mirë.

Vëllai i viktimës sqaron se ka vajtur të njoftojë Florin te banesa e tij te Stacioni i Trenit, por e ka gjetur në gjumë dhe nuk ka mundur që t’i thoshte se i kishin kërkuar numrin e tij.

Është bërë me dije në orën 05:00 të mëngjesit, kur ka vajtur në banesë shtetasi Endri Baku dhe i ka thënë se ç’po ndodhte me vëllanë e tij te lokali në fjalë.

Kur ka vajtur te lokali, ka parë shiritat e Policisë dhe në spital ka arritur të shohë vëllain e tij të vdekur nga goditje, sipas tij me thikë, në krahë, kokë dhe këmbë.

Shtetasi Endri Baholli sqaron se në dijeninë e tij, Flori kishte kohë që nuk kishte kontakte me Sokol Sanxhaktarin dhe nuk ka dijeni se përse e kërkoi ai numrin e tij.

Deklaruesi dorëzon celularin e vëllait të tij që ia dha shtetasi Endri Baku, si dhe një aparat regjistrimi pamjesh filmike DVR, të cilën ia ka dhënë një grua e quajtur Alketa, e cila ka një biznes me lodra aty afër vendit të ngjarjes.

Sende, të cilat janë administruar nga ana e Policisë me cilësinë e provës materiale. Është vijuar me këqyrjen e ambienteve të brendshme të bar kafe “Piazza”, të vendit të ngjarjes dhe pikërisht mbi tavolinën e qëndrimit të personave lidhur me ngjarjen.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë konstatuar dy vrima: njëra në tavan, material druri, e cila ka shpuar dhe qeramikën lart dhe vrima tjetër mbi vetratën e xhamit në një tra druri, e cila ka shpuar dhe një tubacion nga sistemi i kondicionimit të lokalit, të pasqyruara dhe në procesverbalin e këqyrjes, shoqëruar me fotografi kriminalistike.

Janë pyetur si persona që tregojnë rrethanat e hetimit kamerieri i lokalit, shtetasi Enea K.. Ky shtetas sqaron se rreth orës 21:15, në lokalin ku punon si kamerier kanë ardhur disa persona, prej të cilëve ka njohur vetëm shtetasin Sokol Sanxhaktari.

Këta persona nuk kanë marrë porosi, pasi një person tjetër ua solli me tabaka pijet alkoolike nga një ambient tjetër, për të cilin nuk ka informacion. Kur ka qenë në verandën e lokalit, rreth orës 22:15, ka dëgjuar një krismë nga brenda lokalit dhe kur ka thyer kokën, ka parë personat që po qeshnin dhe është larguar nga lokali duke marrë sendet e tij.

Në lokal nuk ka pasur persona të tjerë, sipas deklaruesit. Është pyetur si person që tregon rrethana të hetimit shtetasi Shkëlqim A., pronari i lokalit në fjalë. Ky shtetas sqaron se ka parë që në lokal janë futur në ambientet e brendshme disa persona rreth orës 21:00. Prej tyre ka njohur shtetasit Sokol Sanxhaktari dhe Florian Lamçe. Këta persona nuk kanë marrë porosi, pasi një djalë ua solli nga jashtë me tabaka pijet e tyre.

Sipas deklaruesit, ai nuk ka parë dhe as dëgjuar asgjë dhe është larguar nga lokali rreth orës 01:00 të natës, duke lënë aty vetëm rojën dhe personat që qëndronin në ambientin e brendshëm të lokalit. Është bërë me dije në lidhje me ngjarjen në orën 05:00 të mëngjesit nga roja i lokalit.

I pyetur në lidhje me xhamin e shpuar, sqaron se e ka hequr një xham të vetratës që ishte i shpuar dhe i thyer dhe e ka lënë në ambientet e picerisë së lokalit. Në lidhje me dy shtetasit që ka njohur, Sokol Sanxhaktari dhe Florian Lamçe, sqaron se kishin kohë që nuk vinin në lokalin e tij./panorama

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago