Zbardhet dëshmia e biznesmenit F. B të cilit i vodhën një shume të madhe parash, 200 mln lekë dhe 50 mijë franga në automjetin që e kishte parkuar në një qendër tregtare në Tiranë.
Mësohet se një nga autorët e vjedhjes është vëllai i Greta Hoxhajt, spikerja e lajmeve në televizionin “Zjarr”.
“…në datën 22 maj 2020 rreth orës 18:30, kam dalë si zakonisht nga puna ime që ndodhet në ish-Bllok, e konkretisht dyqan cigaresh. Me vete nga dyqani kisha një çantë shpine, si ato të shkollës, ku kisha futur një sasi parash prej 20 milion lekë të reja, të paketuara në pako të vogla. Me çantën në shpinë nga dyqani jam drejtuar në parkingun e qendrës, ku do merrja makinën time “Range-Rover”.
Pasi jam futur në mjet kam dalë nga parkimi, ku pasi kam marrë bashkëshorten time B.Behi, kam bërë një xhiro deri tek policia e Tiranës dhe më pas jam drejtuar tek qendra tregtare për të blerë një hekur rrobash.
Makinën e kemi lënë në parkimin e kësaj qendre. Pasi kemi qëndruar rreth 15 minuta sërish jam kthyer tek makina, dhe kam hapur bagazhin për të futur brenda hekurin që bleva. Por aty kam konstatuar se çanta me 200 milionë lekë ishte zhdukur. Menjëherë kam njoftuar policinë…” ka deklaruar biznesmeni, shkruan panorama.
Mësohet se autorët e kishin ndjekur biznesmenin i cili e parkoi makinën në qendrën tregtare dhe tentoi ta mbyllë, por ata ia bllokuan valët e pultit dhe mundëm më pas ta hapnin lehtësisht ‘Range Rover’-in.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…