Categories: Uncategorized

Deputetja e PS e pranon: Djali im është pozitiv me koronavirus, nuk e di si është infektuar

Mbrëmjen e sotme burime për Albeu.com bënë me dije se një ndër personat i infektuar me COVID-19 është dhe djali i deputetes së PS-së Antoneta Dhima.

Pak orë pas lajmit, ka reaguar vetë deputetja duke deklaruar se është e vërtetë se djali i saj është infektuar, gjendet i shtruar tek Spitali i Infektivit dhe se nuk ka asnjë ide se ku mund të jetë infektuar i riu.

Të lidhura

None found

“Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla ime si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!” shkruan ndër të tjera deputetja.

Postimi në Facebook:

Të nderuar miq.

Pas publikimit të një informacioni të dhënë miqësisht, më lind e drejta që në këtë situatë jo shumë të këndëshme të ndalem edhe unë me pak fjalë.

Si qytetarë që punojmë e jetojmë në këtë vend, nuk jemi të përjashtuar nga asgjë, aq më tepër nga semundjet dhe “armiqtë e padukshëm”.

Është e vërtetë që im bir ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve pas disa ditëve karantinë në shtëpi.

E ndodhur përballë këtij fakti, si nënë, kam bërë gjthcka munda për të evitur kontaktet e tim biri me persona të tjerë, ndërsa u pa e arsyeshme që ai të qëndronte nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve.

Besimplotë se falë punës dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, gjithcka do të shkoj siç duhet, doja t’ju thosha të gjithëve që të tregoheni të kujdessshëm, të zbatoni rregullat dhe respektoni vendimet e marra.

Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla ime si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!

# BashkëDoIaDalim 🤝 /albeu.com/

të fundit

Six protesters arrested after yesterday’s protest outside the Ministry of Education

Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin…

17 seconds ago

Batman appears in Frankfurt amid fires and clashes during protests in Germany

Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…

37 seconds ago

Balkan Barometer: 55% of Albanians prioritize reducing energy tariffs

Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…

52 seconds ago

Former Deputy Minister Irena Beqiraj: Apartments have become more profitable than factories; Rama’s governments have always failed!

nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…

1 minute ago

Bulgaria votes for a new president, with Jotova facing Gyurov in an election dominated by Russia and Black Sea security

Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…

1 minute ago

Student List promises dialogue with Pristina, but within Serbia’s constitutional framework

BE-ja i kujton Beogradit se ndërrimi i pushtetit nuk i ndryshon detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.…

2 minutes ago