Categories: Uncategorized

Deputetja e opozitës: Kush janë dy socialistët e vjetër që do jenë viktimat e radhës së kryeministrit

Deputetja e opozitës Fatjona Dhimitri ka thënë se kryeministri preu në besë opozitën, por jo vetëm. Ajo deklaroi se viktimat e radhës të Ramës janë socialistët e vjetër si Gramoz Ruci dhe Pandeli Majko.

“Jam e bindur se kjo besëprerje nuk ka për të qenë e fundit për të. Pas disa ditësh dhe muajsh do të dëgjojmë ankuesit e inatosur të radhës. A e dini se kush do të jenë ata? Të zhgënjyerit e tij të fundit do të jenë socialistët rozë, të mbetur si mish i huaj në rilindjen pink i Ramës. Pas të gjithëve, vë bast se radhën për besëprerjen e tij do ta keni dhe ju zoti Ruçi dhe ju zoti Majko.

Jam e bindur se ju dhe socialistë të tjerë si ju nuk e ndalët mostrën që krijuat vetë. Ju do të jeni tani viktimat e radhës. Rama do t’ju vrasë politikisht. Duke votuar sot mbylljen e listave Rama bëri sot aktin e radhës të besë prerjes.

Sot pret në besë shqiptarët që donin ti zgjidhuani vetë deputetet. Po pret në besë ndërkombëtarët dhe opozitën, po pret në besë ëndrrën shqiptare të integrimit evropian. Sot Rama certifikon fundin e demokracisë në këtë vend”, deklaroi deputetja Dhimitri.

të fundit

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

7 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

29 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

50 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago