Categories: Uncategorized

Deputeti socialist pro listave të hapura: Nuk duhet të jenë tabu

Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti ka mbështetur listat e hapura me një postim që ka bërë në rrjetin social Facenook duke thënë se ato gëzojnë mbështetje qytetare dhe nuk duhet të jenë më tabu për mazhorancën.

“E kotë ta mohojmë që hapja e listave gëzon suport qytetar! Pavarësisht se edhe unë kam bindjen që nuk janë ndonjë recetë çudibërëse, listat e hapura s’duhet të jenë tabu për mazhorancën. Ata jashtë Parlamentit e morën çfarë deshën.

Madje, shumë më shumë se sa u takonte edhe po të ishin sjellë demokratikisht këto 3 vjet. Këtu s’eshtë puna çfarë do marrin këta brenda Parlamentit, po çfarë do të marrë populli nga ky proces! Ne nuk duhet të shqetësohemi sa do mërziten ata që janë jashtë apo sa do tronditen ata që nuk hyjnë dot më brenda po u shkëputën nga kërthiza e partive të mëdha.

Besoj se është shumë e shëndetshme që të ketë hapje listash dhe natyrisht si rrjedhojë të mos ketë më koalicione parazgjedhore. Boll besoj u bënë 30 vjet me kryetarë partish pa parti që futen nëpër barqet e partive mëmë, me koalicione të mbyllura për të mbyllur pastaj ca ministri dhe drejtori! Sikur s’ka më lezet do thoshte gjyshi im”, shkruan Shameti në rrjetin social.

të fundit

Aksident me vdekje në Elbasan, arrestohet shoferi

Policia e Elbasanit, ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në fshatin Shushicë,…

26 minutes ago

Është e vdekur/ Rrëfimi për divorcin nga Xhensila Myrtezaj dhe zhgënjimi, fansat të shqetësuar për Bes Kallakun, si është gjendja e aktorit

Aktori i humorit Bes Kallauku, raportin me ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezaj, e konsideron tashmë si një të shkuar që…

43 minutes ago

Cristiano Ronaldo çmend tifozët në rrjetet sociale, trupi i tij është thjeshtë perfekt (FOTOT)

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, vazhdon të sfidojë kohën dhe logjikën e futbollit modern. Në moshën 40-vjeçare, larg skenës europiane,…

52 minutes ago

Dosja me 11 të akuzuar/ Gjykata ndan çështjen e Florenc Çapjas dhe të tjerëve, Ervis Martinaj e Talo Çela do gjykohen si…

Gjykata e Posaçme, vendosi të veçojë çështjen ndaj Alket Xhixhës, Florenc Çapjas dhe Elvin Mërlikës, të cilët janë pjesë e…

1 hour ago

Berisha: Belinda Balluku me 300 apartamente, 2 jahte dhe shuma përrallore në llogaritë e saj bankare

Këtë të shtunë, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka deklaruar se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK,…

2 hours ago

Nis protesta e “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë, aktivistët përplasen me policinë (VIDEO)

Ashtu siç ishte lajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e…

2 hours ago