Categories: Uncategorized

Deputeti i PS-së: Nëse vërtetohet video e Lefter Allës, do të shkarkohet!

Deputeti Xhemal Qefalia reagoi pas publikimit të videos, ku thuhet se kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla pi kokainë.

Qefalia u shpreh se pas publikimit të kësaj video do të vihet në lëvizje prokuroria e cila do të verifikojë të gjitha akuzat, të cilat nëse do të vërtetohen do sjellin shkarkimin e tij.

Qefalia tha se për sa kohë kemi një video-montazh të Babales, ka dyshime për vërtetësinë për akuzat ndaj Allës.

“Nga informacionet që disponoj zotëria në fjalë jo vetëm ka përmbushur detyrën e tij, por ka treguar maturi. Për të fliten fjalë shumë pozitive.

Vazhdoj t’i besoj reagimit të tij. Në rast se vërtetohet një gjë i tillë nuk mund të pajtohet as Rama dhe askush tjetër, pasi një përfaqësues i pushtetit vendor duhet të jetë model në nivelin e sjelljes.

Për sa kohë kemi një video-montazh të Babales pse mos të dyshojmë edhe te kjo. Nuk mundet një drejtues i pushtetit vendor të ketë integritetit të drejtojë një qytet në këtë formë por për sa kohë nuk është vërtetuar.

Duhet të vërtetohen të gjitha kamerat, dëshmitarët. Do vihet në lëvizje edhe prokuroria. Lidhur me zgjedhjet e parakohshme, çdo opozitë kërkon zgjedhje që ditën e dytë pas humbjes, por kjo opozitë i kishte zgjedhje por nuk kishte pjesë. Në disa bashki pa kryebashkiakë, ngërçi po krijohet nga presidenti i Republikës”, tha Qefalia.

të fundit

Plagosi me sende të forta një shtetas gjatë një konflikti, arrestohet 25-vjeçari në Durrës (EMRI)

Një ngjarje e dhunshme u regjistrua në lagjen nr. 14 të Durrësit, ku një 25-vjeçar plagosi rëndë një person gjatë…

21 minutes ago

Vrasja e trefishtë në Gjilan, autorët ende në arrati

Një javë pas ngjarjes tragjike të vrasjes së trefishtë në qendër të Gjilanit, krimi mbetet ende i pazbuluar ndërsa qytetarët…

44 minutes ago

Aksident i rëndë në Berat, humb jetën 29-vjeçari

Në orët e para të mëngjesit rreth orës 04:30, një aksident i rëndë ka ndodhur në Moravë të Beratit .…

1 hour ago

Familja Cani: Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u, të merren masa për të mbrojtur fëmijët

Pas vrasjes me thikë të Martin Canit nga një bashkëmoshatar në afërsi të shkollës “Fan Noli”, një tjetër tragjedi goditi…

2 hours ago

FSHF takim me klubet e Superiores dhe Kategorisë së Parë, prezantohen ndryshimet në Rregullore

Sektori i Arbitrimit, në bashkëpunim me Departamentin e Garave, organizoi një takim me klubet e Abissnet Superiore dhe Kategorisë së…

2 hours ago

Situata e zjarreve në vend/ 34 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat më problematike

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë shuar, 5…

2 hours ago