Categories: Uncategorized

Dentisti doli për të blerë bukë, arrestohet dhe dhunohet mes Tiranës?

Pak ditë më para policia e Shtetit ka vënë në pranga mjekun stomatolog Arbër Stafa.

Sipas mjekut, ai kishte dalë për të blerë bukë në momentin e arrestimit dhe deklaron se ka bërë një kallëzim penal për shkak se sipas tij është dhunuar.

Në emisionin “Shqipëria Live”, ai zbuloi ndër të tjera se sapo të mbyllë këtë çështje, do të largohet nga Shqipëria. Sipas tij, kjo çështje i ka prishur imazhin.

Por si lindi ky konflikt?

Para disa ditësh, Abri u vu në prangat e policisë së Fierit, pasi theu karantinën për të blerë bukë. Ai ishte detyruar që të dilte të blente bukë në furrën pranë banesës së tij, pasi jeton me dy prindër pensionistë. Por ai është përballur me policinë, ku dhe i kanë kërkuar që ti tregojë autorizimin e daljes.

Ai nuk ia ka dhënë, por i ka dorëzuar kartën e mjekut. Kaq ka mjaftuar që të krijohej konflikti mes palëve. Arbri pretendon se e kanë shoqëruar me forcë për në qeli, madje sipas tij edhe e kanë dhunuar.

Sakaq, Prokuroria kërkoi për Abrin masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa gjykata vendosi ndaj tij vetëm “detyrim paraqitjeje”.

Në studio ai tha se ambientet e paraburgimit, janë në kushte shumë të këqija. Madje nuk respektohet asnjë masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Ai shprehet se nuk e di në është infektuar me koronavirus, apo jo.

Mjeku stomatolog thotë se ka bërë një kallzim penal ndaj policëve, që pretendon se e kanë dhunuar.

“Kam qenë në një person tjetër në qeli, s’më dhanë doreza dhe maskë. Vetëm maskë m’u dha ne gjykatë, për të ruajtur gjykatësin dhe prokurorin. Nuk e di e kam virusin apo jo. Falenderoj disa policë dhe police që u sollën në mënyrë korrekte, por ato s’kanë faj.

Ato masa kanë. Normale i gjithë komuniteti më mbështet, se çfarë bëjnë këta të arrestosh një mjek me burg. Në momentin që unë do të mbyll këtë çështje me shtetin, do të largohem nga ky vend, nuk bëhet më. Kjo më ka prishur imazhin. Nuk jam i sigurt sa audio janë regjistruar. Nuk kam punë me ata, atë punë do ta zgjidhin institucionet shtetërore”, tha Arbri.

të fundit

Eksplozivi në hotelin e njohur si biznes i Vangjush Dakos, policia del me njoftim zyrtar

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet…

3 minutes ago

Taksia përplas motorin në Vlorë, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…

22 minutes ago

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

50 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…

1 hour ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

2 hours ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago