“Erion Veliaj i ka dhënë një tender prej 3.4 mln eurosh pa garë dhe rregulla kompanisë në pronësi të kryebashkiakut të Bashkisë Mat, Agron Malajt…”
Kwshtu ka deklaruae zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa duke hedhur akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës.
Zhupa publikon dokumentat dhe shprehet se tenderi për sigurinë në shkolla është dhënë në mënyrë krejt korruptive.
Kujtojmë se Agron Malaj u vu nën hetim për ngjarjet tragjike të 21 janarit 2011, ku humbën jetën 4 persona në bulevardin kryesor të Tiranës. Malaj ishte drejtuesi i grupit të zjarrit në Gardën e Republikës.
DENONCIMI I INA ZHUPËS
Veliaj i jep tenderin 3.4 milion euro për sigurinë në shkolla kompanisë së kryetarit te emëruar rilindas të bashkisë Mat, Agron Malaj, jashtë kritereve ligjorë, edhe me tender fiktiv, pa garë, me ofertues të vetëm dhe në vlerën limit!
Me datë 24 dhjetor 2019 Bashkia Tiranë ka zhvilluar procedurën e prokurimit publik për “Shërbime të integruara sigurie për godinat, në institucionet e arsimit parashkollor e shkollor dhe institucionet e tjera të Bashkisë Tiranë” në një vlerë fondi 414.844.706 Leke ( 3.4 Milion Euro)
Fitues i këtij tenderi është shpallur bashkimi kompanive “Global Security” sh.p.k, “ELEKTROSEK” sh.p.k, “PORT CONSTRUCTION” shpk me përfaqësues kryesore në tender kompaninë “Global Security” sh.p.k në një tender pa garë, ku ofertuesit e tjerë nuk paraqiten ofertë ose nuk paraqiten dokumente, duke u future me qëllim për t’i hapur rrugën fituesit. Ndërkohe vlera është po ashtu në fondin limit, e fituar me 414.662.400 lekë.
Personi në foto është 41-vjeçari Ylber Jaku, i cili vrau me armë zjarri pasditen sotme në Has 34-vjeçarin Ryshyt Sallahu,…
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijon turin e mbylljes së takimeve elektorale në qytetet e vendit. Rama: Është magjepsëse…
Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në Korçë për të vijuar me javën përmbyllëse të fushatës elektoral para zgjedhjeve…
Ferdinand Dervishi, gazetar i njohur dhe njëherësh kandidat i “Nismës Shqipëria Bëhet” në këto zgjedhje, ka reaguar pas lajmit se…
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike…
Pas vitesh të tëra uzurpimi gradual të shumë formave të mediave të trashëguara, podkastet janë gati të japin kulmin në…