Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka bërë një denoncim për situatën e koronavirusit në Klos ku thotë se ka dalë pozitive një mjeke dhe qytetarët janë të trembur pasi kanë marrë shërbim mjekësor.
Sipas Çupit, banorët kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin ndaj i bën thirrje qeverisë që të bëjnë testíme pasi është kohë emergjence.
None found
Denoncimi i Çupit:
Përhapja e vírusit ka dalë jashtë kontrollit ndërsa shqetësimi i qytetarëve është më se i justifikuar.
Një mjeke në Qendrën Shëndetësore “Klos” ka rezultuar pozitive me Covid 19 , ndërsa stafi dhe qytetarët që ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësorë janë të trembur për fatin e tyre ndërsa kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin për të verifikuar nëse janë prekur apo jo.
Jeta e cdo qytetari vlen njësoj. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të marrin masa njësoj për çdo qytetarë. Në këtë betejë nuk mund të ketë të privilegjuar. Testoni njerëzit. Gjurmoni rastet.
Thirrjet e opozitës për testimet e qytetarëve dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara si të prekur nga Covid 19, duhet te kthehen në emergjencë kombëtare. Është emergjencë!
Gjermania po luan aktualisht në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të raundit të pestë të Ligës së Kombeve, ku po…
Vedat Muriqi mund të kishte pasur një karrierë krejtësisht tjetër në futbollin evropian, pasi në të kaluarën kishte qenë shumë…
Instituti për Bashkitë e Shqipërisë ka paraqitur një sërë komentesh dhe rekomandimesh për projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027,…
Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar importin e produkteve të një qumështoreje nga Maqedonia e Veriut, pasi në disa dërgesa është…
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, njoftoi në lidhje me takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,…
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë seancës së Kuvendit, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke e akuzuar për…