Categories: Uncategorized

Del në shitje banesa e familjes Josifi në Kombinat, çfarë ka ndodhur me Blertën?

Blerta Josif, nëna dhe motra e të cilës u vetëflijuan, pasi ka lënë spitalin ka qëndruar vetëm një ditë tek banesa e xhaxhit në Kombinat nga ku më pas së bashku janë nisur drejt Përmetit. Fqinjët e familjes Josifi që pak muaj më parë shokoi kryeqytetin me historinë e vetëflijimit, i thanë gazetarit te Fax News se banesa e tyre është vënë në shitje, ndërsa Blerta, e mbijetuara e vetme është marrë nën kujdesin e xhaxhait.

Mësohet se shtëpia ku u gjetën të vetëflijuara nënë e bijë dhe vajza tjetër në gjendje të rëndë, është vënë në shitje prej pak ditësh, por nuk dihet nëse Blerta do të jetojë përgjithnjë me xhaxhain duke qenë se kanë marrë një vendim të tillë për banesën.

Fqinjët thonë se Blerta me xhaxhain janë larguar drejt Përmetit që e reja të marrë veten larg vendit ku ndodhi ngjarja dhe vëmendjes së mediave. 34-vjeçarja përveç dëshmisë së dhënë para hetuesve, nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen dhe rrethanët që dërguan atë bashkë me të motrën dhe të ëmën drejt aktit ekstrem të vetflijimit me besimin se do të ringjalleshin sërish.

Anisa Josifi ka ndërruar jetë më 26 mars 2019. Ajo është mbajtur e vdekur në shtëpi nga nëna dhe motra e saj për 15 muaj me radhë, ndërsa drama e kësaj familje u zbuluar pranverën e këtij viti. Zhaneta Josifi kishtë ndërruar jetë pak ditë para se të zbulohej ngjarja dhe e mbijetuara e vetme mbeti Blerta e cila kaloi një periudhë të gjatë rikuperimi të gjendjes fizike dhe mendore.

Mësohet se 34-vjeçarja do të vijojë të jetë nën vëzhgimin e mjekëve ku do t’u nënshtrohet kontrolleve të herëpashershme.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

5 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

23 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

31 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

38 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago