Rrëmbimi i Jan Prengës dhe më pas vrasjes e zhdukjes së trupit të tij duket se është pasojë e një marrëdhënie të dështuar mes trafikantësh droge për një sasi shumë të madhe kokaine.
Gjatë hetimit për pengmarrjen e Jan Prengës, policia ka gjetur edhe një automjet te vjedhur që ishte përdorur nga pengmarrësit.
None found
Makina i përket një këngëtareje me emrin Kaje Tufa ose Rustemi, ajo është e njohur në botën e muzikës tallava. Makina e saj është vjedhur natën e tërmetit dhe ka ridalë dy muaj më pas nga hetimi për të gjetur Jak Prengën.
Ai është rrëmbyer, vrarë e më pas është zhdukur dhe në mes të ngjarjes qëndron një sasi e madhe kokaine që është rrëmbyer në Angli. Policia ndaloi pesë persona të akuzuar për pengmarrjen por ende nuk ka gjetur trupin.prenga+-hajri
Ngjarja ndodhi në datën 17 janar, ku mësohet se dy persona e morën më dhunë viktimën 49-vjeçare dhe e futën në një makinë të vjedhur dhe me targa të tilla, e cila sipas burimeve i përket një këngëtareje të njohur. Autorët më pas janë drejtuar për në Kompleksin Golden në Shijak, aty ku autorët kishin menduar që ta mbanin peng të rrëmbyerin.
Jak Prenga, dyshohet se është çuar i gjallë në këtë kompleks, por për shkak të goditjeve, burimet thonë se disa orë më pas ai është nxjerrë i pajetë nga kompleksi trupin e të cilit autorët e kanë zhdukur.
Pas zgjedhjes së presidentes së re dhe funksionalizimit të të gjitha institucioneve, Kuvendit e Qeverisë po u kërkohet që tani…
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Dhomat e Specializuara,…
Ervin B. Hoskins, një gazetar i pavarur amerikan, ka shkruar dhjetëra tekste kritikë ndaj luftës së Shteteve të Bashkuara kundër…
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Gjilanin pasditen e së premtes, më 9 tetor. Dy persona, një grua 27-vjeçare…
Protesta qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, me qytetarët që mbajnë të pandryshuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit…
Dy të burgosur u vranë të premten në një përleshje të re në burg në shtetin perëndimor meksikan të Sinaloas,…