Categories: Uncategorized

Deklarata e fortë e Sazan Gurit: Nuk ka nevojë për luftë! Greqia po e merr Vorio Epirin në paqe

“Nuk ka nevojë të kërkojë Vorio Epirin me luftë, por po e merr në paqe për aq kohë sa të gjejnë bashkëpunim me qeverinë shqiptare…”

Ambientalisti Sazan Guri ka folur për deklaratën e fundit të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili tha të mërkurën në Parlament se qeveria së shpejti do të paraqesë një projekt-ligj që zgjat ujërat territoriale të Greqisë në Detin Jon nga gjashtë në 12 milje detare.

Në një intervistë, Guri u shpreh se qeveria shqiptare duhet të mos e pranojë e të mos bëhet shkak që të mohohet gjaku i të parëve. sipas tij, Greqia e mat nga një ishull shkëmbor vijën që ndan kufirin dhe kështu arrin deri në Dhërmi e Palasë.

Ndaj Guri thekson se Greqia “nuk ka nevojë të kërkojë Vorio Epirin me luftë, por po e merr në paqe për aq kohë sa të gjejnë bashkëpunim me qeverinë shqiptare, por jo me popullin”.

“Unë e quaj një lloj pabesie sepse nuk është përgatitur situata që qytetari shqiptar të jetë i impnuar për atë që po bën pala greke. Nuk mendoj që është marrëveshje me të dyja palët, nuk besoj që qeveria shqiptare të jetë futur në këtë batak. Sado të meta të ketë një qeveri, por në atë që quhet kufi strategjik apo historik i një kombi, nuk mundet që cdo qeveri të futet në këtë lloj derexheje.

Mund të jetë paravendim, jo vendim. Ajo që bën Greqia që e parashpall vendimin e saj, duhet të përgjigjet drejt situatave të tjera ndërkombëtare që mund të jetë proces edhe gjyqësor nëse do të ulë këmbë në atë që është gabim.

Greqia ka të deklaruar 6 milje detare të cilat i mat nga një breg që quhet i qëndrueshëm sic është Korfuzi. Dihet që është shtet arqipelag me 14 ishuj dhe nuk mundet të marrë një kufi detar, ta cojë 12 milje pa e aprovuar në instanca ndërkombëtare sepse aq e ka të deklaruar dhe e ka përdorur edhe në rastin e Italisë, do ta përdorë dhe në rastin e Turqisë.

Shqipërinë mund ta quajë vend të dobët, që do të blejë dicka kollaj. Këtë 12 milje nuk e mat nga vija bregdetare të Korfuzit që krahasohet me vijën e Karaburunit, Sarandë. Por këtë e mat nga një ishull shkëmbor. Pra Greqia vjen me kufi detar në perëndim të Karaburunit, deri në Dhërmi e Palasë.

Po të eci në vijë tërthore drejt Përmetit, Tepelenës apo Korcës, edhe këto makinacionet e tjera që ka përdorur në tokën shqiptare, do të thotë që nuk ka nevojë të kërkojë Vorio Epirin me luftë, por po e merr në paqe për aq kohë sa të gjejnë bashkëpunim me qeverinë shqiptare, por jo me popullin”, u shpreh Guri.

të fundit

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…

47 seconds ago

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

18 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

42 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

44 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

1 hour ago

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

1 hour ago