Categories: Uncategorized

Deklarata e fortë e Renato Mekollit: Shteti po më falimenton, do largohem nga Shqipëria

“Kjo është qesharake. Në një kohë normale në kuzhinën time duhet të ishin 15 veta, tani janë 7 persona…”

Biznesi është prekur ndjeshëm nga pandemia e COVID-19 në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Shefi i njohur i guzhinës, ka deklaruar gjatë një interviste në Euronews se është në prag të falimentimit, dhe pret të largohet nga Shqipëria.

Mekolli deklaroi se qeveria nuk i ka dhënë asnjë ndihmë, ndonëse kanë tre muaj pa punë.

Deklarata e Mekollit:

Jemi në një situatë tragjike. Restorantet prej 3 muajsh nuk kanë punë. Ndihmë nga shteti nuk ka aspak, është një situatë kaosi. Vërtetë ne kemi një orar deri në orën 21:00, por atëherë dalin të gjithë njerëzit dhe janë të qetë për të shijuar ndonjë darkë.

Greqia u mbyll më vonë dhe sot që flasim janë hapur të gjitha. Turizmi, restorantet dhe lokalet janë të hapura. Jam pro masave dhe protokollit të sigurisë, por nuk mund të na vënë kufizime. Po falimentojnë bizneset, jashtë kanë mbështet nga shteti këtu nuk ka asnjë lloj mbështetje.

Kjo është qesharake. Në një kohë normale në kuzhinën time duhet të ishin 15 veta, tani janë 7 persona. Këtu çalon gjithçka se asnjëri nuk ka besim, ka dhe interesa personale dhe të gjithë nuk bëhen bashkë.

Kjo situatë të bën që të dalësh nga vetja dhe të thuash se ky vend nuk është për të jetuar. Shikoj që nuk kam mbështetje nga shteti dhe njerëzit që na drejtojnë, situata është absurd.

Do të largohem nga Shqipëria dhe ia kam vënë syrin Los Angeles. Dëshira ime është që të jap pasionin dhe dëshirën time dhe të ndjej që ajo që jap të më kthehet”

të fundit

Kategoria e Dytë, nisin 5 sfidat e grupit B: ndiqni rezultatet e minutës

Kanë nisur pjesët e para të 5 ndeshjeve të grupit B të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e…

2 minutes ago

Justina Shiroka Pula përkujton 14 ushtarët britanikë që ranë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka nderuar 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, në kuadër…

5 minutes ago

Spahiu: 50 milionë euro për rishikimin e bonusit të bebes, nga korriku 2027 përfitime mujore për fëmijët deri në 5-vjeç

Mbështetja për familjet në nevojë dhe përmirësimi i shërbimeve të kujdesit për fëmijët, ishin në fokus të mesazhit të ministres…

5 minutes ago

Bleri Dervishi prezanton recetë të veçantë në “Shija e Anës” (VIDEO)

Shef Bleri vjen me recetë të veçantë te “Shija e Anës" (VIDEO) — Klan Kosova [...]Read More...

6 minutes ago

Hetim për terrorizëm në Poloni pas sulmit në Krakov, 24-vjeçari dyshohet për lidhje me ekstremizmin e djathtë

Prokuroria polake ka hapur një hetim për terrorizëm pas sulmit me armë zjarri në sheshin kryesor të Krakovit, ku humbën…

6 minutes ago

Ekspertët gjermanë analizojnë dështimet e pandemisë COVID-19: komunikimi mes shkencës, politikës dhe medias nuk funksionoi

Bundestagu gjerman ka ngritur një komision të posaçëm, detyra e të cilit është të mbledhë mendimet e ekspertëve lidhur me…

7 minutes ago