Shifrat e tmerrshme të viktimave në Itali i kanë tronditur të gjithë. Në 24 orët e fundit ndërruan jetë 627 persona duke e cuar numrin total në 4,032.
Këto shifra e bënë Italinë vendin e parë më të prekur në botë nga koronavirusi, pas të cilit qëndron Kina, vendi ku shpërtheu sëmundja.
Për këtë ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama duke i bërë thirrje shqiptarëve që të mos veprojnë si italinët.
‘Në Lombardi ku italia ka një sistem spitalor që është në majën e europës, nëntë në dhjetë vdekje ndodhin në shtëpi!!! Pse???
Sepse masat shtrënguese u morën vonë, njerëzit u tallën me masat në emër të lirisë për xhiro, për sullaco e për festa dhe armiku u vajti të tërëve nëpër shtëpi! Numri i të sëmurëve e kaloi me galop numrin e shtretërve dhe ja si ka ardhur puna!!!’, shkroi kryeministri në Facebook.
Edi Rama bën sërish thirrje që të respektohen masat e qeverisë që Shqipëria të mos ketë të njëjtat shifra të tmerrshme si vendi fqinj.
‘Tani si do i’a bëjmë?! Do vrasim njëri-tjetrin dhe do rrimë duke numëruar me qindra të vdekur e mosozot mijëra? Apo do rezistojmë dhe do shpëtojmë njëri – tjetrin?!
Po njerëzit kanë ndenjur 30 vjet në burg apo 30 ditë në grevë urie dhe nuk kanë vdekur, e pse duhet të vdesin sot duke ndenjur në shtëpi pa dalë xhiro apo duke ndenjur në radhë pak më gjatë, pa u ngjitur me njëri-tjetrin?!’, shkroi Rama.
Kombëtarja e Spanjës po avancon me rezultat 2-1 ndaj Portugalisë në kuadër të finales së Ligës së Kombeve. Joao Neves…
Tijjani Reijnders ka përfunduar testet mjekësore për Manchester Cityn, siç raportohet nga Matteo Moretto dhe Fabrizio Romano, dhe tani për…
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu pasditen e sotme lagjen e komunitetit rom në zonën e njohur si ish-Fusha…
Barcelona pritet të jetë mjaft aktive këtë verë, me afrime dhe largime të shumta gjatë afatit kalimtar. Fillimisht, nevojiten shitje…
Vijon misioni i kualifikuesve për Botërorin 2026! Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për ndeshjen e së martës. Njoftimi i FSHF:…
Infermierja shqiptare Linda Fetahu-Krivanjeva është ndaluar për tre orë nga policia kufitare serbe teksa po kthehej me familjen e saj…