Categories: Uncategorized

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: S’ishte hera e parë që Dritan Dajti dilte nga burgu

Dritan Dajti vrau në vitin 2009 katër oficerë policie. Gjykata e dënoi përjetë, por në Apel Dajti arriti të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar dhe i shpëtoi burgut përjetë me 25 vjet heqje lirie.

Pak ditë më parë disa pamje të publikuara në media treguan sesi Dritan Dajti ishte lënë i lirë nga qelia dhe po shoqërohej drejt një dentisti në zonën e njohur të ish- bllokut në Tiranë.

Të lidhura

None found

Por sipas gazetarit investigativ Artan Hoxha, ajo nuk ka qenë hera e parë që Dajti apo të tjerë persona me rrezikshmëri të lartë, kanë lënë qelitë e tyre për të marrë shërbime të ndryshme. I ftuar në abcnews, Hoxha madje tha se ka të dënuar që fill pas seancave gjyqësore, i kërkojnë policisë t’i bëjnë “ndonjë xhiro” nëpër Tiranë.

“Pse hera e parë është që shkon Dritan Dajti tek dentisit? Unë them jo. Ka dy plane që mud ta shohësh këtë ngjarje. Së pari, ai lejohet një të dënuari të marrë këtë shërbim mjekësor? Nëse po, ku është problem aty. Pastaj duhet parë edhe nëse ishin marrë masat për shoqërimin e tij në mënyrë që të mos ketë kontakte me persona të tjerë, të arratiset apo të marrë një informacion që e ka të pamundur ta marrë në burg? Që masat janë marrë, janë marrë sepse ai është kthyer sërish në qeli. Ky fakt tregon që masat janë marrë.

E di ti që ka të dënuar që pasi dalin nga salla e gjyqit i kërkojën togës që bën shoqërimin ‘na bëj dhe një xhiro’? Sepse ata janë të izoluar dhe kanë dëshirë të shohin. Ne kujtohemi kur e kap media dhe e denoncon…por s’e dimë se çfarë bëhet aty brenda. Mua më çudisin këto reagimet më pas që shkarkojë togën. Ti mos e lejo atë të dënuarin të shkojë, kaq mos e lejo. Merr dentistin, nëse të dënuarit ja lejon xhepi dhe e çon në burg,”- tha Artan Hoxha.

Hoxha ka folur po ashtu rreth masave të marra në burgje, ku të dënuarve sipas tij nuk u lejohet të takohen me gazetarë. Pa i përmendur emrin, Artan Hoxha ka ironizuar dhe drejtorin e burgjeve Agim Ismaili, duke thënë se kjo bëhet që të mos i dalin ‘të palarat’ zyrtarëve të burgjeve.

“Drejtori i Përgjithshëm ka marrë masa të rrepta që nuk lejon asnjë gazetar të takojë të dënuarit. Sepse nëse i dënuari kërkon të kontaktojë me një media kundrejt një rregulli, nëse e lejon ligji kontakton. Unë kam tentuar disa herë të kontaktoj të burgosur që u lejohet. Unë kontaktoj me ta, sa herë kam nevojë.

Si person i thjeshtë mund të futesh, ndërkohë si gazetar në mënyrë taksative, thotë jo. Unë mund ta nxjerr tani në lidhje live një të burgosur dhe po ta bëj unë këtë, ai drejtori atje ikën për lesh. Por unë s’jam bëj dot këtë sepse nuk dua të shkel ligjin. Kjo e gjitha bëhet që atyre të mos u dalin të palarat,”- u shpreh Artan Hoxha.

të fundit

Pa minuta në tri ndeshjet e fundit me Shqipërinë, Taulant Seferi jep asist në Turqi

Taulant SeferiËshtë duke u zhvilluar momentalisht sfida mes Kayerispor dhe Manisa, ndeshje e vlefshme për javën e 9-të të Ligës…

4 minutes ago

Flutura Açka: Berisha duhej të largohej nga drejtimi i PD-së, Kuvendi bëri turp duke mos i hequr mandatin Ballukut

Flutura Açka, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te…

11 minutes ago

Serbia mbetet pa udhërrëfyes nga BE-ja, Marta Kos: Pas zgjedhjeve do të vlerësojmë seriozitetin e Beogradit

Për Serbinë nuk do të ketë një udhërrëfyes orientues në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. [...]Read More...

11 minutes ago

Video nga Yorkshire Wildlife Park: Tigri sulmon një burrë që hyri në hapësirën e tij

Një burrë ka mbetur i plagosur rëndë pasi hyri në hapësirën e rrethuar ku mbahej një tigër në një park…

11 minutes ago

Blocked underpass in Tetovo’s “Dardania” neighborhood, residents await completion of works

Banorët dhe bujqit që duhet të kalojnë në lagjen “Dardania” në Tetovë përballen çdo ditë me rrezikun te nënkalimi i…

16 minutes ago

28-year-old arrested in Vrapçisht, police find marijuana and cocaine

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se mbrëmë nga ora 20:40 deri 21:50, zyrtarët policorë nga Ekipi mobil…

16 minutes ago