Në vitin 2000, policia ka disponuar informacione se ka pasur edhe plane konkrete për eleminimin e ministrit Spartak Poçi.
“Patjetër ka pasur plane, jo vetëm nga banda e Lushnjes, por edhe nga qarqe tjera kriminale. Më shumë kanë qenë presione të padukshme që u konkretizuan edhe në finale në largimin tim nga kjo detyrë”, thotë Spartak Poçi, ish – ministër i Rendit.
Për herë të parë, Poçi zbardh për Top Story disa detaje që paraprinë largimin e tij nga detyra, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi ndikimet e bandës së Lushnjes.
“Ajo që të bën të mendosh se disa anëtarë të bandës e dinin që unë do lëvizja, edhe ky ishte pak a shumë një e dhënë e pakëndshme. Dhe ajo që ra më shumë në sy me ikjen time ministri që erdhi pas meje filloi pastrimet, po për të hequr njerëzit e Poçit”, thotë Spartak Poçi, ish – ministër i Rendit.
Në atë kohë, pas pastrimit të rrugëve nga bandat, po përgatitej edhe goditja e aktiviteteve ekonomike kriminale dhe lidhjet me njerëz të politikës.
“Unë jam shkarkuar, transferuar në një detyrë tjetër në 7 nëntor, kurse në 8 nëntor ishte planifikuar të niste aksioni i madh i goditjes trafiqeve, i koordinuar me disa vende jo ballkanike, madje e dija dy ditë përpara që nuk do zhvillohej”, thotë Spartak Poçi, ish – ministër i Rendit./TCH
27-vjeçari Ari Kodra, i cili mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë nga Aleks Qiqi, është dërguar…
Presidenti i ShBA, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, pritet të vazhdojnë bisedimet me qëllimin kryesor për të diskutuar…
Në një moment gjatë takimit me Donald Trump në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin u pyet nga gazetarët nëse do…
Një foto ka zbuluar detaje të reja nga vendi se ku do të mbahet takimi me presidentëve të SHBA, Donald…
Ppresidenti amerikan Donald Trump ka pritur presidentin rus, Vladimir Putin, në një takim të veçantë në Alaska. Fotot nga tregojnë…
Tapeti i kuq është shtruar mes avionëve ushtarakë, duke krijuar një atmosferë solemne për pritjen e Vladimir Putinit dhe Donald…