Ndërkohë që Shqipëria po përjeton krizën e parë të koronavirusit, Rama dhe Basha janë përfshirë në një debat për maskat.
Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se në vend që të sulmojë opozitës, Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milion maska të skaduara.
None found
Ndërsa Rama në mbledhjen e qeverisë publikoi certifikatën e maskave të lëshuar nga autoritetet kanadeze.
Basha:Në vend që të sulmojë opozitën @ediramaal duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve!
Janë mijëra burra, gra dhe fëmijë që duhen mbrojtur. Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve.
Rama: Kjo është certifikata o të nderuar kolegë konkurrentë apo kundërshtarë. Certifikata është një certifikatë e autoriteteve kompetente në Kanada. Nuk mundet të vijnë me trajlera pajisje mjekësore që nuk mund të përdoren apo që akoma më keq janë të rrezikshme.
Nuk keni përgjegjësinë më minimale ndaj atyre që përfaqësoni. Rrëmoni si minj për të nxjerrë të paqenat edhe i hidhni njerëzve në këto momente helm. Ju turbulloni vështrimin dhe dëgjimin me shpifje. Ja ku është certifikata.
Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…
Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…
Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…