Categories: Uncategorized

Debati jashtë kamerave: Rama nuk i hap telefonin Gramoz Ruçit, i kërkon ndihmë Ballës

Socialisti Gramoz Ruçi është një ndër figurat më të vjetra në PS dhe që i ka mbijetuar ndryshimeve brenda selisë rozë.

Marrëdhënia e tij me kryeministrin Rama duket e mirë por herë pas here ka edhe përplasje.

Të lidhura

None found

Gjatë mbledhjes në Konferencën e Kryetarëve, Gramoz Ruçi ka zbuluar pak më shumë në lidhje me komunikimin mees tyre.

Duke i kthyer një përgjigje një prej deputetëve të opozitës parlamentare që kërkonte një takim me Ramën sikurse ia kishte premtuar kryeparlamentari, Gramoz Ruçi i thotë që nuk po lidhet dot me të.

Debati:

Nimet Musaj – Konferencës së Kryetarëve, dua të shpreh falënderim për ju, që në mënyrë institucionale na pritët pas takimit që kemi bërë me ambasadorët për shqetësimet dhe problematikën që kanë pasur deputetët e opozitës parlamentare.

Dua t’u shpreh këtu edhe kolegëve të dinë se çfarë ne, deputetët e opozitës parlamentare, kemi kërkuar edhe në takimin që kemi bërë me ndërkombëtarët. Këshilli Politik bëri një marrëveshje teknike, por nuk zgjidhi problemin e reformës zgjedhore; nuk demokratizoi jetën social-politike shqiptare; nuk demokratizoi partitë politike dhe, mbi të gjitha, atë që ne e kishim si kauzën tonë, reformën, dhe listat e hapura nuk i mori në konsideratë.

Për këtë qëllim, i nderuar zoti Kryetar dhe të nderuar kolegë deputetë, ju kërkuam juve si përfaqësues yni, ju jeni kryetari i të gjithë shqiptarëve, i parlamentit shqiptar, që duhet të negocioni sot edhe me Kryeministrin, zotin Rama, për një takim institucional, sepse na pritën ambasadorët dhe, patjetër, ministri, Kryeministri i vendit tim duhet të na presë edhe ne.

……………

I nderuar Kryetar, Të nderuar kolegë, Për këtë qëllim, unë së bashku me kolegët do të largohemi, duke pritur përgjigjen nga Kryeministri për t’u ulur në një tryezë, për të bërë atë që u takon shqiptarëve. Për t’i ndihmuar shqiptarët, vendin tonë dhe për t’i bërë të gjitha ato që ju takojnë shqiptarëve ne jemi së bashku. Faleminderit!

Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Musaj! Këto gjëra ju i parashtruat edhe në takimin që zhvilluam së bashku para një ore. Për sa i përket kërkesës suaj për të takuar Kryeministrin dhe që unë jua premtova, nuk kam arritur të lidhem me të.

Megjithatë, kam marrë garancitë nga kryetari i grupit të maxhorancës, zotit Balla, që Kryeministri është njohur me kërkesën tuaj dhe në parim ka rënë dakord që të bëhet takimi. Sigurisht, nga zoti Balla mora edhe garancitë që shumë shpejt do të përcaktohet data, ora dhe vendi për të zhvilluar takimin. Kështu që, besoj se është tërësisht e realizueshme. Po, zoti Stojku.

Edmond Stojku – Përshëndetje! Të nderuar kolegë, ju u njohët me vendimin që kanë marrë të tria grupet parlamentare. Si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokraci dhe Drejtësi i jam bashkuar nismës. Arsyeja pse i jam bashkuar kësaj nisme është, sepse ne pranuan të na takojnë ndërkombëtarët, 7 dy ambasadorët e nderuar, Juri Kim dhe Luigji Soreca, na pranuat ju, zoti Kryetar, si institucioni më i lartë në një Republikë Parlamentare, që gjetët kohën, vendin, pritët dhe dëgjuat opsionet tona. Për këtë ju falënderoj!

Ne kërkojmë të ndjekim të gjitha hapat institucionalë, duke takuar të gjitha institucionet, mes tyre edhe Kryeministrin Rama, që është një nga faktorët dhe aktorët kryesorë të reformës në Shqipëri.

Pas stigmës 1-vjeçare të deputetëve të rinj të parlamentit shqiptar dhe pas sharjeve dhe anatemimeve pa fund nga opozita joparlamentare, e cila braktisi institucionet, ne nuk mund të lejojmë degradimin e Kuvendit për shkak të mirëkuptimit tonë të dhënë këtij komiteti politik të Komiternit, të cilin ne e konsideruam, me mirëdashjen tonë të plotë, komitet konsultativ.

Ne s’mund të lejojmë delegjitimimin e deputeteve të rinj, sepse delegjitimohet i gjithë Kuvendi. Në fund fare, Kuvendi është ai që vendos të kalojë ose jo reforma zgjedhore, me vota.

të fundit

Radhë deri në 2 orë në dalje të Muçibabës, kolonë 1 km në Dheun e Bardhë

Fluks i shtuar është duke u regjistruar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, me pritje më të gjata…

8 minutes ago

Radimov kritikon profilin e Dakut: Sulmuesi shqiptar nuk përshtatet me lojën e Spartakut

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, vazhdon të jetë një nga emrat e përfolur në tregun e transferimeve, pas…

11 minutes ago

ChatGPT Analysis of the Mountain Package: Rama Clarifies the Law Targets Families with Inherited Properties, Not Elites

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një…

12 minutes ago

“Rama in speech only praised Balla and Zegjinen”, says protester: Our unity, fear of the rotten system

Mesazhe të forta e thirrje për bashkim janë bërë në sheshin para Kryeministrisë, ku u mbajt edhe protesta e 55…

13 minutes ago

Adrian Gaxha shares first portrait of his son, reveals unique name

Ndoshta kanë kaluar disa muaj që kur u bë baba për herë të parë, por Adrian Gaxha ka vendosur vetëm…

13 minutes ago

LSDM: Pas ujit të ndotur në Gostivar, Krushevë e Pllasnicë, Vardari tashmë është mbuluar nga shkuma sintetike

Pas ndotjes së ujit në disa qytete, shkuma e bardhë nga Lepeneci në Vardar është një tregues i kolapsit të…

13 minutes ago