Categories: Uncategorized

Data e negociatave, kërkohet sinjal pozitiv për Maqedoninë dhe Shqipërinë (VIDEO)

Bashkimi Evropian duhet të dërgojë sinjal të qartë pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë gjatë muajve të ardhshëm, ka deklaruar shefi i diplomacisë së Sllovakisë Mirosllav Llajçak. Në mungesë të këtij sinjali, Llajçak parashikon rreziqe për BE-në.

“Është e nevojshme të gjendet një konsensus i ri për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të përmirësohet politika e zgjerimit dhe të përgatitet Samiti i majit. Shpesh i përmbahemi strategjisë së komunikimit por duket se harrojmë se njerëzit në Ballkanin Perëndimor i lexojnë nuancat e sinjaleve që dërgojmë”-pohoi Mirovsllav Llajçak, ministër i Jashtëm i Sllovakisë.

Të lidhura

None found

Këto komente Llajçak i bëri në Konferencën për sfidat strategjike të Bashkimit Evropian në Ballkanin perëndimor, në Berlin.

Po Berlini zotohet se punon në këtë drejtim. Kancelarja gjermane Angela Merkel në konferencën e përbashkët për media me Presidentin kroat Andrej Plenkoviq, një ditë më parë, deklaroi se kërkohet një zgjidhje e cila mund të prezantohet që në Samitin e marsit.

“Sa i takon Presidentit Makron, Andrej Plenkoviq ka folur i fundit me të. Meqë nuk arritëm pajtim në Samitin e tetorit, tani duhet të shohim a mund të bëjmë ndonjë gjë në Samitin e marsit. Bisedimet në këtë temë vijojnë”-tha Angela Merkel, kancelare gjermane.

Samiti i Këshillit Evropian është caktuar për më 26 dhe 27 mars. Pak javë më vonë, në fillim të muajit maj, në Zagreb do të mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian pritet të vërtetojë metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së. Edhe pse kishte pritshmëri të mëdha, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk arritën të marrin datë për fillimin e negociatave as në qershor dhe në tetor të vitit të kaluar.

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

3 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

3 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

3 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

3 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

3 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

3 hours ago