Policia e Durrësit ka ushtruar kontrolle përgjatë vijës bregdetare në lokale, në kuadër të respektimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Mbrëmjen e djeshme janë ushtruar kontrolle në disa lokale në zonën e plazhit të Durrësit.
Gjatë kontrollit, nga ana e uniformave blu janë vendosur rreth 10 masa administrative për shkelje të ndryshme, si për mosrespektimin e distancës midis individëve, grumbullimet për ceremoni martesore apo muzikën pas orës 20:00.
Zv/Drejtori Agron Çeli, në një prononcim për mediat shprehu gatishmërinë e të gjithë efektivëve të Policisë Durrës, në punën për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme në ambiente, lokale dhe mjedise ku grumbullohen njerëz, si dhe në zbatimin e të gjitha masave ligjore ndaj atyre që nuk zbatojnë Aktet Normative.
“Toleranca do të jetë zero për cilindo që nuk respekton dispozitat normative të nxjerra në funksion të pandemisë, duke garantuar që nuk do të ketë selektime për asnjë subjekt që konstatohet në shkelje”, tha policia.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…