Categories: Uncategorized

DASH: Qeveritë nuk duhet të përdorin pandeminë si shkas për shtypjen e njerëzve dhe ideve

Departamenti Amerikan i Shtetit tha të hënën se Shtetet e Bashkuara mbështesin demokracinë, qeverisjen e mirë dhe të drejtat e njeriut në kohën e pandemisë dhe qeveritë nuk duhet të përdorin sëmundjen si shkas për të shtypur të drejtat e njeriut dhe idetë.

Në një komunikatë të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet e “shoqëritë që respektojnë dhe mbrojnë të drejtat e njeriut, liritë themelore, institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit, janë të përgatitura më së miri për t’u përgjigjur në mënyrë transparente dhe efektive ndaj krizave.

Një respektim i fortë ndaj të drejtave të njeriut, si dhe veprimi gjithëpërfshirës shoqërisë, janë pjesë e nevojshme e zgjidhjes së krizave të shëndetit publik. Veprimet e qeverive kundër epidemisë së COVID-19, nuk duhet të përdorin sëmundjen si pretekst për shtypjen e personave ose ideve”.

Qeveria amerikane, thuhet në njoftim, “shfrytëzon diplomacinë dypalëshe dhe shumëpalëshe, ndihmën e huaj dhe mjetet e burimet e tjera të politikës së jashtme për të përparuar normat demokratike dhe për të luftuar reagimet autoritare ndaj pandemisë së COVID-19-tës”.

Në Departamentin e Shtetit, Zyra për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punë, ka ngritur një grup pune për COVID-19-tën për të bashkërenduar politikën dhe programimin mbi transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë, pjesëmarrjen e plotë të shoqërisë civile dhe qasjen në informacion. Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Ndihmë Ndërkombëtare (USAID), kanë ndërmarrë veprime për të çuar përpara vlerat demokratike gjatë pandemisë në shumë vende të botës, përfshirë edhe Kosovën.

“Në Kosovë, programi i USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë, lehtësoi hartimin e një Plani të Përgatitjes së Emergjencave për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për të udhëhequr vendimet dhe punën e Këshillit gjatë pandemisë së COVID-19 dhe përgjigjen ndaj emergjencave të tjera në të ardhmen.

Programi është duke mbështetur gjithashtu zhvillimin e planeve të veprimit gjyqësor që ndër të tjera trajton edhe rrugën e zgjidhjes së situatës me lëndët e prapambetura si rrjedhojë e kufizimit të seancave dëgjimore gjatë pandemisë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit./VOA

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago