Danimarka nuk raportoi asnjë vdekje të lidhur me korònavirusin – për herë të parë që më 13 mars. Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të infektuarve u rrit për 78, në 10,791, ndërsa numri i hospitalizimeve ra për 10, në 137.
Numri i viktimave mbeti i pandryshuar: 537. “Moment historik: Në ditën e fundit kemi pasur 0 vdekje si rezultat i COVID-19 (sëmúndjes që e shkakton korònavirusi) në Danimarkë”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, në Twitter.
Danimarka ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave të izolimit, duke lejuar rihapjen e shkollave për fëmijët më të rritur, postave tregtare dhe restoranteve. Me gjithë lehtësimin e masave, e ashtuquajtura shkallë e riprodhimit, e cila tregon numrin mesatar të infeksioneve të shkaktuara nga një person me virús, ra në 0.7 në javën e parë të majit, nga 0.9.
“Kjo pasqyron faktin se epídemia është në rënie të shpejtë”, tha Christian Wejse, shkencëtar në departamentin e sëmúndjeve infektive në Universitetin Aarhus.
Deri më tani, sipas autoriteteve shëndetësore, 83 për qind e të diagnostikuarve me korònavirus në Danimarkë, janë shëruar. Nga ata që kanë vdekur, 87% kanë qenë mbi 70 vjeç./REL
Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur sonte në Shkodër. Bëhet me dije se Kristjan Kola është ekzekutuar nga…
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar sot miqësoren ndaj Gjibraltarit por ka dalë nga stadiumi me një humbje shumë të…
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës. Sipas raportimeve, një person…
Kryeministri Edi Rama thotë se numri i turistëve në vendin tonë këtë sezon është rritur me 6% krahasur me një…
Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e sotme për planin e masave të qeverisë për ndalimin e ndërtimeve pa leje. Rama…
Dy turistë francezë janë shpëtuar pas një operacioni kërkimi që zgjati rreth 2 orë në Parkun Kombëtar “Shebenik”, në zonën…