Categories: Uncategorized

Dalin shifrat: Shqiptarët të parët në botë me kërkesat për azil në BE

Shumë shqiptarë ende kërkojnë të gjejnë shpëtimin si azilantë. Edhe për vitin 2019, në raport me popullsinë, Shqipëria ka shënuar numrin më të lartë të azilkërkuesve, duke u renditur kështu në vendin e parë me 59 aplikime për çdo 10 mijë banorë, sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), të përpunuara në raport me popullsinë. Madje lë pas me një diferencë të konsiderueshme, si Siria apo Afganistanit.

Monitor bëri përllogaritjet në raport me popullsinë për të pasur të dhënat të krahasueshme midis shteteve, ku për të disatin vit radhazi, Shqipëria e vogël rezulton e para në botë për aplikime në raport me popullsinë.

Sipas të dhënave të Zyrës Europian të Mbështetjes së Azilit, edhe si numër aplikimesh në vlerë absolute, Shqipëria renditet në 10 vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve.

Në raport me popullsinë, me një diferencë të theksuar, në vend të dytë renditen sirianët, të cilët në raport me popullsinë regjistruan 39 aplikime për çdo 10 mijë banorë, apo rreth 20 aplikime më pak se shqiptarët.

Në vend të dytë renditen afganët, ku për çdo 10 mijë banorë numri i aplikimeve ishte 17, ndjekur nga Venezuela me 14 aplikime, Iraku dhe Kolumbia me përkatësisht 9 dhe 7 aplikime për çdo 10 mijë banorë.

Ndër 10 vendet kryesore të origjinës Turqia, Irani, Pakistani dhe Nigeria kanë një numër më të ulët aplikimesh në raport me popullsinë. Kështu turqit dhe iranianët kishin një normë prej 3 aplikimesh për 10 mijë banorë, ndjekur nga pakistanezët dhe nigerianët me 1 aplikim.

Aplikimet nga Shqipëria u rritën sërish në 2019-n

Të dhënat e Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO) bënë të ditur se në vitin 2019, aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë, me një rritje të lehtë prej 2% në raport me vitin e mëparshëm, duke iu kthyer tendencës rritëse pas katër vitesh radhazi kur numri i azilantëve po vinte në rënie.

Rreth 88% e aplikimeve ishin për herë të parë, kurse pjesa tjetër ishin aplikime të përsëritura. Numri më i lartë i kërkesave për azil ishte në mars, shtator dhe tetor, kur i kaloi 2 mijë në muaj.

Të dhënat e EASO tregojnë se në total ka një numër prej rreth 15 mijë rastesh që janë pezull. Përgjithësisht, mbi 90% e vendimeve për herë të parë që merren për azilantët shqiptarë janë negative, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt.

Të dhënat historike (shih grafikun) tregojnë se që nga viti 2013 ka një rritje të kërkesave për azil, që kulmoi në 2015-n, me rreth 68 mijë dhe më pas ndonëse erdhi në ulje, sërish mbeti më i larti nga shtetet e tjera të Europës që nuk janë pjesë e BE-së.

Në total, që nga viti 2013, janë rreth 200 mijë persona që kanë kërkuar azil në një nga vendet e BE-së./Monitor/

të fundit

Horoskopi 18 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Të gjithë ata që janë në një lidhje do marrin bekimin e yjeve gjatë kësaj dite. Do i harroni…

5 hours ago

Ndërpritet procesi i numërimit të votave të diasporës tek “Parku Olimpik”, fiken monitorët

Është ndërprerë procesi i numërimit të votave në “Parkun Olimpik”. Siç shihet edhe nga fotoja janë fikur të monitoret ku…

6 hours ago

Kr*met zgjedhore/ Ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi i sekuestrohet celulari me urdhër të SPAK, kontrolle edhe në banesë

Ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshit i është sekuestruar celulari me urdhër të SPAK. Më tej bëhet me dije se është…

6 hours ago

Incidenti me Gjestin, Jozi rrëfehet: Ishte shp*rthim emocional! Ja çfarë më tha familja

Jozefin Marku ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku u rrëfye pas incidentit me Gjestin gjatë ‘prime’ të Big…

6 hours ago

Plagosja në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat…

7 hours ago

Dh*në ndaj partneres në Zvicër? Jozi flet për herë të parë: Mundet të dalë dikush me prova!

Jozefin Marku ka folur për herë të parë në “Goza dhe Gra”, pas incidentit në BBV. Ai iu përgjigj pyetjes…

7 hours ago