Një shqiptar është ekzekutuar në New Jersey pas një përplasje me policinë.
Shqiptari, Luan Agolli, 42 vjeç, banues në Pequannock, Neë Jersey, u përfshi në një përplasje me policinë, teksa refuzonte të hidhte armën e tij në tokë edhe pse oficerët i bën thirrje disa herë që t’i bindej urdhrave të tyre.
I rrethuar nga disa oficerë në kryqëzimin e rrugës “Carroll and Harrison”, shqiptari ja drejton disa herë armën policëve dhe refuzon që të dorëzohet.
Oficerët e policisë dëgjohet të thonë “Jemi duke i dhënë shumë mundësi që të dorëzohet”, ndërkohë që një nga njerëzit aty pranë dëgjohet të thotë: “ky shkërdhatë paska dëshirë për të vdekur”.
“Ata kishin të drejtë ta qëllonin, ai nuk donte ta hidhte armën”, dëgjohet të thotë tjetër.
Pas disa sekondave, Agolli kalon rrugën dhe qëndron pranë një shtylle, i drejton armën një prej oficerëve që qëndron jo më shumë se 15 metra larg tij, por policia nuk e lejon të bëj më asnjë lëvizje tjetër dhe e qëllon, shkruajne mediat e huaja.
42-vjeçari rrëzohet në tokë dhe pas pak vjen ambulanca në vendngjarje, por Agolli nuk mund t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërron jetë.
Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…
Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…
Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…
E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…
Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…
Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…