Kanë dalë pamjet e eleminimit të Kastriot Reçit i cili u qëllua me snajper.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Dosja.al, biznesmeni 47-vjeçar zbret nga një makinë tip “Mercedes Benz”, dhe afrohet tek një grua e cila ka përdore një fëmijë të mitur. Teksa përshëndetet me gruan, të cilën e puth në faqe, Reçi nis të puthë dhe të gëzojë fëmijën.
Në këtë moment, ai është qëlluar me snajper vetëm një herë dhe menjëherë ka rënë përtokë. Plumbi që sipas grupit hetimor e ka kapur në zemër, ka ardhur nga një largësi prej 150-200 metra, nga kati i shtatë i një pallat.
Në këtë kat, në banesën e Armando Gjinit, i njohur si Ushtari i Met Kananit, ndodhej vrasësi gjakftohtë. I maskuar si grua, me paruke dhe fustan, ai e vëzhgoi për gati 5 orë lokal “Mirdita” që shihni në këto pamje, në pronësi të biznesmenit, për të gjetur momentin e duhur për t’a vrarë.
Kjo ngjarje e rëndë, tipike mafioze, ka ndodhur në mes te ditës, shumë pranë Komisariatit të Policisë në Rrëshen, ndërsa kjo nuk e ka trembur ekzekutorin.
“Gruaja” snajper, zbriti qetësisht nga pallati dhe më pas u largua në këmbë, ndërsa paruken dhe fustanin, bashkë me një kapuç të zi sportiv i hodhi jashtë qytetit.
Ekzekutimi i Kastriot Reçit është e disata ngjarje kriminale që ndodh në Rrëshen në harkun kohor të 5 viteve. Kjo vrasje, dyshohet se ka si motiv hakmarrjen për shkak se Reçi ishte i dyshuar për të paktën dy vrasje, por edhe prishjen e pazareve të drogës, pasi i vëllai i tij i vrarë në Itali, Gasper Reçi u vra më prill 2017, për këtë arsye.
Grupi i punës i SPAK për monitorimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore, ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Elbasanit,…
Personi që shihni në foto, është 29-vjeçari Ardit Beshiri, është i riu që prej tre ditësh rezulton i humbur, pas…
Pas fitores së Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”, momenti i tij kur shpalosi vetëm flamurin e Kosovës në…
Gazeta e madhe amerikane "Wall Street Journal", shkruan se Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump, po drejton fushatën…
Halle Berry ka shkaktuar tërmet në tapetin e kuq të Met Gala 2025 me veshjen më provokuese të karrierës së…
Një sherr për çështje pronësie, ka degjeneruar në dhunë fizike në fshatin Tpla të Hasit, ku dy familje janë përfshirë…