Categories: Uncategorized

Dalin pamjet, si u arrestua 28 vjeçari që i vuri tritolin lokalit në Tiranë (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar në Tiranë i cili akuzohet se i ka vënë një lokali një sasi lënde shpërthyese, ngjarje e ndodhur në lagjen “Dëshmorët e 4 shkurtit”.

“Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 11.06.2020, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, ku në derën e lokalit të shtetasit A.B., shpërtheu një sasi lënde plasëse duke shkatur dëme materiale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor të përbërë nga Specialistë për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 dhe Specialistë për hetimin e krimit ndaj pronës dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijoi puna intensive për zbardhjen e ngjarjes”- njofton policia e Shtetit.

Të lidhura

None found

Njoftimi i plotë mbi ngjarjen:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Eksplozivi”.

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës, 11.06.2020, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në një lokal në lagjen “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

Pas një pune intensive, profesionale dhe hetimore u bë e mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Vihet në pranga 28-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj personit.

Zbradhja e ngjarjes dhe finalizimi i operacionit nga Komisariati i Policisë Nr 2 dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve kundër Pronës në DVP Tiranë.

Sekuestrohen rrobat dhe biçikleta që autori ka përdorur gjatë kohës së vendosjes së lëndës eksplozive.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 11.06.2020, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, ku në derën e lokalit të shtetasit A.B., shpërtheu një sasi lënde plasëse duke shkatur dëme materiale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor të përbërë nga Specialistë për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 dhe Specialistë për hetimin e krimit ndaj pronës dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijoi puna intensive për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe punës intensive të pandërprerë hetimore të bërë nga Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, u bë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhej ngjarja, duke identifikuar autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit.

Mbi provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Eksplozivi”, ku gjatë operacionit u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar F. A., 28 vjeç, banues në Tiranë me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale biçikletën, veshjet, një qese në të cilën ishte vendosur lënda eksplozive, atletet, sende këto të cilat autoi i kishte përdorur në kryerjen e veprës penale.

Materialet do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shkatërrm i pronës me eksploziv”.

të fundit

Trepça sqaron ngjarjen: 63 minatorë u bllokuan nga avaria në sistemin 35 kV, dolën në dy faza

Trepça ka reaguar lidhur me bllokimin e 63 minatorëve në një minierë, se kjo ndodhi për shkak se dje, ka…

4 minutes ago

Berisha në Kuvend: Socialistët janë bërë bashkëfajtorë në çështjen e Vlora Hysenit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën sot në Kuvend, ndërsa u ndal te skandali…

9 minutes ago

Nikolloski: Rritja e trafikut ajror e afron Maqedoninë drejt 4 milionë pasagjerëve

Trafiku ajror në Maqedoni po përjeton një rritje të ndjeshme dhe, sipas Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, rezultatet…

10 minutes ago

Sondazhi në Portugali jep verdiktin për të ardhmen e Ronaldos me kombëtaren

Cristiano Ronaldo lëshoi një deklaratë të gjatë të martën në lidhje me skandalin që ka tronditur ekipin kombëtar portugez. Kapiteni…

16 minutes ago

As fotografi me Messin, as fanellë”, Gernot Rohr kritikon Argjentinën pas miqësores

Përzgjedhësi i Beninit, Gernot Rohr, ka kritikuar Argjentinën për mënyrën se si u trajtua skuadra e tij pas miqësores së…

22 minutes ago

VIDEO/ Tensione te protesta para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

Tensione dhe përplasje janë regjistruar para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet protesta e opozitës kundër Reformës Administrativo-Territoriale. Në mesin…

26 minutes ago