Categories: Uncategorized

Dalin pamjet, si i kërcënonte Zhidru banorët e lagjes me thikë (FOTO LAJM)

Lefter Zhidru, i moshuari, 71 vjeçar i cili u ekzekutua nga forcat RENEA gjatë një aksioni dje pas 5 orëve rezistencë ka qenë një njeri problematik për banorët e pallatit ku ai jetonte me qira. Disa herë banorët i kanë dërguar letra policisë së Elbasanit dhe bashkisë për të marrë masa dhe larguar familjen nga ky pallat.

Ora News disponon disa kopje të këtyre letrave ku vihet re se policia e Elbasanit ishte në dijeni që ky person ishte problematik dhe I rrezikshëm për shoqërinë. Nëse zëri i banorëve të lagjes do të ishte dëgjuar Elbasani nuk do të përjetonte 5 orë tmerrmi mes breshërive të kallashnikovit dhe dy djem të rinj kalimtarë nuk do të ishin plagosur.

Të lidhura

None found

Në një letër që i është dërguar të plotfuqishmit të lagjes “11 Nëntori” ata kërkojnë që të merren masa për sisteminin e familjes Zhidru diku tjetër.

“Për arsye se që kur ka ardhur në ditët e sotme përbën shqetësim për banorët e pallatit për arsye se është I dhunshëm e këcënues me mjete të forta e të ftohta ndaj banorëve të pallatit.

“Nuk është I aftë për jetën në komunitetin tonë. Fëmijët ndihen të stresuar kur hipin për në shtëpitë e tyre dhe nuk kemi mundësi tjetër vec t’ju lajmërojmë për të marrë shpejt masa para se të ndodhë një debat I madh.”

Banorët thonë se bashkëshortja qëndron indiferent ndaj kësaj dhe kërkojnë që familja të largohet nga ambientet ku jeton me qira për shqetësimet që I ka shkaktuar komunitetit të pallatit 576/1. Madje ata thonë se sherri është bërë dhe në sy të grupit të gatshëm.

“Janë kërcënim I rrezikshëm për banorët. Cifti ka krijuar shumë problem e konflikte me banorët e pallatit me fyerje dhe ofendime edhe në prezencë të grupit të gatshëm disa herë. Janë trembur fëmijët, të moshuarit, të rriturit, nga presioni që personat në fjalë ushtrojnë prej shumë vitesh. Që kur familja erdhi në këtë apartament pallati nuk ka më qetësi. Kërkojmë zgjidhjen e menjëhershme të këtij problem sepse është problem shumë madhor për të gjithë komunitetin.”

Po kështu ka video që i përkasin muajit mars 2020, periudha e pandemisë, kur Elbasani por i gjithë vendi ishte në izolim. Në videot qe ka Policia shihet 71-vjeçari, Lefter Zhidru, i ekzekutuar një ditë më parë nga RENEA, duke kërcënuar një banor të lagjes së tij. Me një mjet të lehtë të ftohtë të lehtë në dorë ai ka shkuar dhe ka kërcënuar një shtetas tjetër./ora

të fundit

Këmbimi valutor 16 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të enjte, një dollar amerikan, blihet për 81.6 lekë dhe shitet për 82.6 lekë. Euro, blihet me 89.8 lekë…

2 minutes ago

Komisioni Evropian nën një sulm masiv kibernetik, cenohen sistemi i pagave dhe të dhënat e stafit

Një sulm i madh kibernetik ka goditur sistemet e Komisionit Evropian, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve dhe ngritur shqetësime për…

6 minutes ago

Protestë e Sindikatës së Re të Punëtorëve të KEK-ut para Drejtorisë së korporatës

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të mbajë sot protestë para Drejtorisë së KEK-ut,…

10 minutes ago

Protestë në Prishtinë e KOMF-it dhe Rrjetit të Grave të Kosovës kundër alokimeve buxhetore për shërbimet sociale

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës do të mbajnë sot protestë në…

20 minutes ago

Paneli përzgjedhës fillon shqyrtimin e kandidaturave për Avokat të Popullit, intervistat zhvillohen në Kuvend

Paneli përzgjedhës për pozitën e Avokatit të Popullit do të mblidhet sot në Kuvendin e Kosovës për të shqyrtuar aplikacionet…

21 minutes ago