Categories: Uncategorized

Dalin pamjet, ky është 10-vjeçari që u përplas për vdekje nga ambulanca në Kakavijë (FOTO LAJM)

Një 10 vjeçar nga Lezha humbi jetën tragjikisht sot në Kakavijë, aty ku me mijëra shqiptarë presin në rradhë për të kaluar kufirin grek.

Vogëlushi Samuel Ndoj u përplas fatalisht nga një automabulancë e cila kishte shkuar për të marrë një grua që ishte ndjerë keq.

Të lidhura

None found

Mësuesja dhe gazetarja Lindita Kokaj i ka bërë një dedikim ngjethës Samuelit të vogël, ikja tragjike e të cilit, ka tronditur mbarë opinionin.

DEDIKIMI I MËSUESES:

10 vjeçari nga Kallmeti i Frang Bardhit, martir i Ditës së Shtegtarëve, në shtegtimin e tij drejt ëndrres së vrarë në Kakavijë

E trishtë Dita e Shtegtarëve për Lezhën dhe lezhjanet, pasi pikërisht në këtë ditë u “martirizua” në radhet e emigrantëve në Kakacijë, vogëlushi 10- vjeçar nga Kallemti i Lezhës.

(Duke u kërkuar ndjesë familjarëve për përdorimin e fotove nga profilet e tyre sociale).

Ky është S.Nik Ndoj, i cili vetëm pak ditë më parë mbushi 10 vjeç, që së bashku me prindërit dhe vëllain po shtegtonin në Greqi,por ëndrra e tij u pre në mes si pasojë e një aksidenti të ndodhur pilërisht në radhet kilometrike të shtegtarëve të përvuajtuar në Kakavijë. Siç u mësua nga mediat që raportuan nga vendi i ngjarjes, ndarja tragjike nga jeta e këtij ëngjëlli, erdhi nga përplasja e një autoambulanca, mjet i cili ka mision për të shpëtuar jetë dhe jo për të marrë jetë.

Zemra e tij rrahu së pushuari në këtë rrugë ku prindërit e tij dhe me mijra shqiptarë kanë shtegtuar në këto 30 vite në kërkim të ëndrres së tyre të vrarë.

Kjo tragjedi jo vetëm për familjen, por edhe për ne të gjithë është e papërballueshme në një kohë të tillë, kur jemi “të vrarë” psikologjikisht dhe nga pandemia, pasi të ndodhur në “udhëkryq”, nuk e dimë se nga vdekja po na vjen.

Data shënon 15 gusht dhe Lezha e Besëlidhjes që në vitin 2006 e ka pagëzuar me emrin “Dita e Shtegtarëve”. Një ditë simbol në respekt të emigrantëve,të gjithë atyre qytetarëve, familjarëve, të rinjve e të rejave, të cilët sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre duke lënë vatrat dhe familjet në kërkim të një ëndrre të re.

Që në vitin 2006 është vendosur në qender të qytetit , obelisku i shtegtarëve, mbi të cilin është gdhendur një mesazh kuptimplotë “Mirënjohje, respekt dhe dashuri ndaj atyre që shtegtuan me vdekjen në kërkim të ëndrrës së vrarë të një kombi”.

Vogëlushit kallmetor gjatë shtegtimit me familjen e tij, ëndrrat ju prenë në mes pikërisht në këtë 15 gusht 2020 ku me mijra emigrantë po përballen me radhët e gjata në kakavijë.

SAMUEL, u prehsh në paqe! Shën Eufemija e Kallmetit të ndriçoftë shtegtimin tënd në rrugen e Parajses!

Lindita Kokaj

të fundit

Federico Valverde nis aventurën me Mourinhon te Real Madridi: Dëshiroj të marr gjithçka prej tij

Federico Valverde është rikthyer në qendrën stërvitore të Real Madridit pas pushimeve të gjata që mori pas përfundimit të Kupës…

12 minutes ago

Deputetja e VV-së: Enver Hasani mbështet rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu Hyseni në një postim të saj në Facebook ka shpërndarë një artikull të mediave serbe,…

14 minutes ago

Çfarë po ndodh? Pretendohet se finalja e Botërorit ishte e kurdisur

Një postim, i cili është shpërndarë mijëra herë në Instagram, TikTok dhe platforma të tjera, pretendon se humbja e Argjentinës…

17 minutes ago

Aksident i rëndë në autostradë: Betonierja bie nga mbikalimi i Saukut, një i vdekur e një i plagosur

Një aksident i rëndë është raportuar në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një betoniere dyshohet se ka rënë nga lart në autostradë.…

23 minutes ago

Mickoski: Vendndodhja e qendrës së re klinike pritet të përcaktohet brenda stinës së verës

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që deri nga fundi i verës të rrumbullakësohet procesi për zgjedhje të lokacionit për qendrën e…

24 minutes ago

According to Ymeri, LVV fails in attempt to impose an agreement on LDK

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovë, Albulena Haxhiu, për zvarritjen e thirrjes…

31 minutes ago