Categories: Uncategorized

Dakordësia ishte arritur një ditë më parë, Rama tregon si u morën vesh me Metën për votimin në Kuvend

Ditën e sotme u votuan në Kuvend ndryshime në Kodin Penal, ku vlen të përmendet se në konsideratë janë marrë dhe sugjerimet e presidentit Ilir Meta.

Pas përfundimit të seancës plenare, Kryeministri Edi Rama ka sqaruar për mediat debatet e ndryshme mes palëve, që prodhoi konsensusin politik për të sjellë ndryshime në Kodin Penal që për herë të parë përfshijnë ndëshkrimet nga gjobë deri në burg për epidemitë.

Të lidhura

None found

Kryeministri tha se dakordësia ishte arritur në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë një ditë më parë.

Rama pranoi se ka pasur debate mes tij dhe liderit demokrat Lulzim Basha, por tha se mbledhja ishte sipas tij një shembull që duhet ndjekur edhe në politikën publike sa i përket përballjes së mendimeve të ndryshme.

“Po mos të kishte debate atëherë pse u bë mbledhja, se nuk u mblodhëm për t’u parë në sy dhe për të buzëqeshur pa folur me njëri-tjetrin, u mblodhëm për të shkëmbyer opinione që natyrshëm nuk janë të njëjta. E rëndësishme është cilësia e debatit dhe mënyra se edhe kur nuk biem dakord , shkëmbejmë me njëri-tjetrin. Nëse toni dhe shkëmbimi i mendimeve të kundërta, dhe pozicionimi kundër i natyrshëm do të ishte edhe në jetën politike publike, do të ishte si në dy mbledhjet e fundit të këshillit të sigurisë kombëtare, politika do të ishte shumë më e pranueshme dhe e besueshme për njerëzit”, tha Rama.

Rama tha se me masat lehtësuese për bizneset ku shumë prej tyre pritet të hapen nisur nga situata nën kontroll që Shqipëria ka pasur me përballimin e pandemisë, do të duhet të ashpërsohen ndëshkimet që të mos ketë sërish kthesë në izolim.

“Unë mendoj që sot është bërë një punë e mirë në funksion të situatës, përtej të gjitha fjalëve, kritikave, akuzave, ne sot kemi mbushur një boshllëk të kodit tonë penal që rezultonte i vetmi në Evropë pa asgjë të shkruar për një situatë epidemie, dhe për më tepër në këtë fazë ku ne po përgatitemi të hyjmë në procesin e një hapje graduale të aktivitetit ekonomik dhe të normalizimit sa është e mundur të jetës. Ishte e pamundur të konceptohej që paralelisht të mos kishim edhe këto masa që të garantojnë hapjen. Se ajo që kemi vënë re 10 ditët e fundit, një shqetësim i ardhur edhe nga drejtuesit e policisë, është një lloj relaksimi dhe një lloj lëshimi që nuk mund të kthehet në fenomen se është shumë i rrezikshëm.

Ne kemi rezultate të shkëlqyera në frontin e luftës sa i përket shëndetësisë, pavarësisht se kemi humbje jetësh dhe çdo jetë është shumë e çmuar, por në tërësi kjo situatë kam përshtypjen lexohet gabimisht nga një pjesë e njerëzve, që kujtojnë se iku kjo punë. Për këtë arsye nga duhet të garantojmë hapjen, të mbrojmë njerëzit, jetën dhe patjetër të lehtësojmë një proces që ka ndikuar në ekonominë familjare dhe kombëtare.

Mendoj se është bërë gjëja e duhur. Kemi pasur një takim të gjatë por të dobishëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të adresuar këtë nevojë në kohë për të mos pasur pengesa apo zgjatje të natyrës procedurale, kemi diskutuar edhe me presidentin, jemi harmonizuar përmes ekspertëve të parlamentit dh të zyrës juridike të presidentit, dhe me grupet e tjera parlamentare, është arritur një përfundim që adreson shqetësime legjitime të shprehura nga faktorë të tjerë, dhe nevojën legjitime të këtij momenti”, tha Rama.

të fundit

Protesta masive në Bolonjë pas vdekjes së 42-vjeçarit maroken gjatë arrestimit nga policia

Dhjetëra policë janë plagosur gjatë protestave në qytetin italian të Bolonjës, të shpërthyera pas vdekjes së Abderrahim Fakir, një burrë…

7 minutes ago

Aktorja Kaylee Hottle, ylli i filmave “Godzilla vs. Kong”, vdes në moshën 18 vjeçare

Aktorja amerikane Kaylee Hottle, e njohur për rolin e saj si Jija në filmat "Godzilla vs. Kong" dhe "Godzilla x…

10 minutes ago

Hoti: Reforma e mirëqenies sociale eliminon kriterin pesëvjeçar të moshës

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka pritur në takim deputetin e rizgjedhur…

20 minutes ago

Simon Simoni largohet nga Eintracht Frankfurti, prezantohet te Luzerni

Simon SimoniSimon Simoni është futbollisti më i ri i Luzernit [...]Read More...

25 minutes ago

Akuzohet për tentativën e rrëmbimit të dy të miturave në SHBA, shqiptari tërhiqet nga marrëveshja e fajësisë dhe u tregon gishtin familjarëve në sallën e gjyqit

Endi Balla, banues në Shelby Township të Miçiganit, ka refuzuar në momentin e fundit të deklarohet fajtor për akuzat që…

25 minutes ago

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar kur ajo ishte vetëm 19-vjeç

Sharon Stone ka folur për një lidhje që nisi kur ajo ishte vetëm 19 vjeçe ndërkohë partneri i saj në…

25 minutes ago