Së bashku me bizneset që nuk u lejuan të kryejnë aktivitetin, ishin edhe farmacitë. Por për këtë vendim nuk qytetarët ishin të ndarë në dy grupe, ata që vlerësojnë masën dhe atë që shqetësohen për urgjencat shendetësore.
Në 60 orët e shtetrrethimit të gjitha bizneset janë të mbyllura, përfshirë edhe farmacitë.
None found
Për këtë vendim qytetarët shprehen se nuk është i drejtë, pasi problemet shëndetësore mund të shfaqen në çdo orë të ditës.
Te gjitha farmacitë i janë bindur urdhrit, ndërsa qytetarët janë endur këtë shtunë nga një farmaci në tjetrën për të gjetur mjekimin me recetën që spitali u kishte rekomanduar.
Ka pasur edhe raste të urgjencave mjekësore
“Gabim kanë bërë shumë, ne kemi nevojë.”
“E kam pasur vajzën e djalit gjithë natën në spital. Dola mbrëmë roje të spitali, të gjitha ishin të mbyllura.”
Qytetarët sugjerojnë lejimin e këtij aktiviteti në një numër të caktuar.
“Duhet të kishte një orar.”
Ka edhe nga ata që mendojnë se mjekimet duhet ti ketë rezervë secili në shtëpi për çdo rast emergjence.
“I kanë marrë masat, kush i ka lënë le të vuajë një çikë.”
“I kanë marrë parasysh se nuk janë budallenj.”
Aktivitetet dhe qarkullimi do të jenë të mbyllura deri ditën e hënë në orën 05:00, duke ruajtur të njëjtin orar si java që lamë pas, nga ora 05:00 deri në orën 17:30.
Të gjitha vendet e BE që kanë rregulla strikte izolimi kanë lejuar hapjen e farmacive që hyjnë te grupi i bizneseve të lidhura ngushtë me këtë pandemi, ndërsa Shqipëria bëhet një nga vendet e vetme që edhe në këtë izolim 60 orësh e mbylli edhe këtë shërbim. /oranews
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…