Categories: Uncategorized

COVID-19/ Shkoi në spital e nuk tregoi se është kthyer nga Italia, 51-vjeçari pronar holeti në Durrës

Janë shtuar në masë të infektuarit në Shqipëri dhe kjo ndodh më së shumti për shkak se të prekurit, të ardhur nga vendet e prekura nuk tregojnë nga kanë ardhur duke u bërë vatër për COVID-19.

Detaje të tjera bëhen të ditura lidhur me rastin e ri të identifikuar në Durrës një ditë më parë, burime për A2 bëjnë me dije se 51-vjeçari kishte 15 ditë që ishte kthyer nga Italia, pasi udhëtonte shpesh për shkak të biznesve që ushtron.

Të lidhura

None found

Ai është pronar i një hoteli në Qerret, ndërsa lidhur me ekzaminimet e kryera të familjarëve apo personave të tjerë të kontaktit me të deri më tani kanë rezultuar negativë, ndërkohë që vijon edhe në të tjerë persona kryerja e ekzaminimeve për gjurmim të mëtejshëm të kontakteve që 51-vjeçari ka pasur pas kthimit të tij nga shteti fqinj.

Fillimisht ai është paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore, pa treguar historinë e udhëtimit, ndërkohë që bluzat e bardha në Durrës përsërisin apelin për qytetarët që të mos paraqiten menjëherë në spital, por t’i drejtohen rrugëve të kontaktit të udhëzuara nga instancat shëndetësore, veçanërisht kur këta të fundit kanë histori udhëtimi me vende të prekura nga Covid-19.

Deri tani, në Durrës raportohen 6 persona të prekur nga virusi i ri me origjinë nga Kina dhe një i vdekur.

të fundit

VV e publikon listën me 110 kandidatë, s’ka ndonjë befasi

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deptuetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Kësaj liste i prin Albin Kurti,…

6 hours ago

LDK e publikon listën e plotë, Osmani bartëse, dy kandidate të saj brenda 10’shes

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Numrin 1 në…

6 hours ago

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke…

7 hours ago

Perez: Nuk e jap dorëheqjen, kemi fituar 37 tituj në futboll dhe 29 në basketboll gjatë presidencës sime

Një kampionat spanjoll i fituar nga Barcelona në El Clasico, një krizë sportive që i pa madrilenët të eliminoheshin herët…

7 hours ago

Top 10 kandidatët në listën e PDK-së: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda…

Sonte është afati i fundit ku partitë politike do të dorëzojnë lisat e kandidatëve për deputetë. Burime të Gazetës Express…

7 hours ago

Horoskopi 13 Maj 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Do përjetoni mjaft çaste te lumtura sot ne jetën tuaj sentimentale dhe nuk do preferoni te ndaheni asnjë çast…

7 hours ago