Categories: Uncategorized

COVID-19/ Sa kushton kurimi i një personi të infektuar në Shqipëri? Farmacistja jep shifrën

Dyshimi i personave të cilët nuk besojnë se virusi covid-19 ekziston, bie poshtë kur shikon fluksin e pacientëve nëpër farmaci, të cilët pasi marrin një recetë nga mjeku i familjes i drejtohen farmacive për të marr ilaçet e duhura. Por cilat janë kostot që duhet të përballen personat e prekur me covid 19? Do të na flas farmacistja Muazeze Maçi.

“Pacienti i prekur me covid 19 të cilin e ka vlerësuar mjeku që fillimisht nuk është në gjendje të rëndë, por mund të mjekohet ambulatorisht fillon me një antibiotik makroliv. Në përgjithësi në këtë periudhë është dhënë azitromicina që ka bërë pjesë në protokollin e mjekimit të covid19.

Plus kësaj në raste të ndryshme kemi vënë re që recetat shoqërohen dhe me dy antibiotikë për te perforcuar veprimin ndaj covid. Këto antibiotikë shoqërohen me suplemente i quajnë ne ato për të rritur rezistencën, ku bëjnë pjesë vitamina d,c dhe multivitamina që luftojnë lodhjen. Tjetër duhet holluesi i gjakut, që ka një kosto relativisht të lartë. Kortizoniku gjithashtu”.

Sa është kosto?

“Nëse i përmbledhim të gjitha këto, shkon relativisht goxha. 10.000 -12.000 lekë të reja, por gjithmonë varet nga kohëzgjatja e mjekimit dhe firmat prodhuese”.

Por veç trajtimit mjekësor, kostot e të infektuarve shtohen me mjetet mbrojtëse të përditshme si maska dhe solucionet higjenizues, si dhe vetëizolimi i detyrueshëm që i shkëput nga puna e që u vë në pikëpyetje pagën mujore për të mbuluar ilaçet e mësipërme. A duhet nënvlerësuar kjo sëmundje infektive, ku veç rrezikut për jetën duhet të mbulosh të gjithë këto shpenzime?! /tch

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago