Categories: Uncategorized

COVID-19/ Qeveria kërkon zgjatjen me 3 muaj të gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Kryeministri Edi Rama pritet t’i drejtohet Parlamentit për të miratuar zgjatjen e gjendjes aktuale me masat shtrënguese për shkak të situatës me COVID-19.

Qeveria kërkon të zgjasë gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor të këtij viti.

Edhe në komunikimin e sotëm interesimit të qytetarëve, Rama iu përgjigj se do të ketë zgjatje të afatit të gjendjes të fatkeqësisë natyrore.

Qeveria me 24 mars shpalli për 1 muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi.

“Referuar neneve 100 dhe 174, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “d”, të nenit 18, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi që të propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr.243, datë 24.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”,- deri në datën 23.6.2020”, përcaktohet në draftin e e qeverisë.

Zgjatja e afatit të gjendjes të fatkeqësisë natyrore pritet të sjellë reagime të faktorëve të politikës dhe biznesit, sidomos nga sektori i turizmit ku përkon me kulmin e zhvillimit të kësaj industrie, shkruan Monitor.

Kujtojmë se për shkak të mbylljes të bizneseve dhe rënies të kapaciteteve prodhuese nga 50% deri në 70% të pjesës dërmuese të kompanive prodhuese numri i të papunëve do të rritet deri në 60 mijë, sipas studimeve dhe shifrave të Ministrisë të Financave.

të fundit

Marcelo komenton Kupën e Botës për Klube si dhe emërimin e Carlo Ancelottit në stolin e Brazilit

Ish-kapiteni i Real Madridit, Marcelo, ka dhënë mendimin e tij për favoritët e Kupës së Botës të Klubeve dhe ka…

3 minutes ago

Konflikti Izrael – Iran, Benjamin Netanyahu: Synojmë eleminimin e liderit suprem Ali Khamenei

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar për ABC Neës se nuk e përjashton mundësinë e eleminimit të udhëheqësit suprem të…

23 minutes ago

Upss! Zara Larsson thumbon Katy Perry-n për bashkëpunimin me Dr. Luke

Në një intervistë të re për Rolling Stone, këngëtarja suedeze Zara Larsson ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër artistëve…

24 minutes ago

Gaza në zi: Më shumë se 55 mijë viktima nga ofensiva izraelite

Mbi 55.432 palestinezë janë vrarë që nga tetori 2023 nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë…

27 minutes ago

Rezart Veleshnja me deklaratë të fortë: Në Kosovë nuk mbështesin artistët shqiptarë

 I ftuar në emisionin “Andale”, aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Rezart Veleshnja, ka bërë një deklaratë…

30 minutes ago

Afera “5T” në bashkinë e jugut, SPAK zbarkon në Tepelenë dhe merr në dorë dosjet e tenderave

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm të SPAK, kanë zbarkuar në Bashkinë e Tepelenës,…

41 minutes ago