Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me pandeminë që ka përfshirë globin si pasojë e koronavirusit.
Në deklaratën e tij kreu i OBSH-së për Europën, Hans Kluge tha se Europa është në qendër të stuhisë së pandemisë së COVID-19 dhe java e ardhshme ëshë faza më kritike për kontinentin.
Vendet më të prekura mbeten Spanja dhe Italia ku pandemia është nën kontroll. Këtë të enjte, në Spanjë u shënuan 551 viktima, 28 më shumë se dje, por gjithsesi një shifër e qëndrueshme.
“Europa është në qendër të stuhisë së pandemisë së COVID-19 dhe java e ardhshme është faza më kritike për kontinentin”. Janë këto fjalët e kreut të OBSH-së për Europën, Hans Kluge, i cili gjatë një deklarate online u bëri thirrje vendeve anëtare të solidarizohen dhe të bashkëpunojnë ngushtë për ta nxjerrë kontinentin nga kjo stuhi.
Duke komentuar lehtësimin e masave që po bëjnë disa vende anëtare si Spanja, Italia, Gjermania, Austria, etj, Kluge bëri thirrje për kujdes, duke e konsideruar këtë fazë si tepër të paqartë dhe komplekse për pasojat që mund të sjellë.
Bashkimi Europian numëron rreth 1 milion të prekur, gjysmën e totalit të të gjithë globit. Ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në mbi 84 mijë.
Edhe në Itali, shifrat tregojnë rritje të qëndrueshme të viktimave dhe të prekurve, teksa numri i të infektuarve të rinj ka rënë ditët e fundit.
Shtetet e Bashkuara kanë shifrën më të lartë të të prekurve dhe viktimave si një vend i vetëm.
Dashi Zjarri: 21 mars – 20 prill Horoskopi i Paolo Fox për nesër tregon një qiell që pulson me emocione…
Sezoni i ri i “Për’puthen” po troket, dhe lajmi se kësaj here nuk do të ketë kufi moshe u përhap…
Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar një pjesë të…
Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para…
Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih,…
Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Një incident i cili për pak sa nuk i…