Categories: Uncategorized

COVID-19 nuk ekziston? Mjekja e njohur shqiptare poston skanerin: Do të luteni për frymë!

Pavarësisht rasteve të shtuara cdo ditë dhe vdekjeve, të cilat vetëm sot ishin 6 viktma, shqiptarët ende kanë pikëpyetje dhe dyshime mbi COVID-19.

“Mbyllini mor, gojet tuaja të liga, hapni syte, e veshët, e kujdesuni për jetën, që Zoti jua ka fal vec një herë…”

Mjekja e njohur Lida Shosha me anë të një statusi të ashpër ka reaguar pas zërave dhe dyshimeve që COVID-19 nuk vret e nuk ekziston.

“Kush jeni ju, more palaco ordinere nëpër rjete sociale e media, që helmoni këtë milet me teoritë konspirative, jo po nuk egziston, jo po mjekët po gënjejnë, gjithë bota po gënjen…”- shkruan ndër të tjera mjekja Shosha.

Statusi i plotë:

Perdite shohim imazhe problematike te skanerave te mushkerise cope -cope, sugjerus shume te forte per infeksionin nga Covid -19.

Kush jeni ju, more palaco ordinere neper rjete sociale e media, qe helmoni ket milet me teorite konspirative, jo po nuk egziston, jo po mjeket po genjejne, gjithe bota po genjen.

Vecse, kur te bini ne dore te mjekeve e te luteni per nje fije fryme, mire eshte , tju nxjerim nga dritarja te ajroseni ne bahcen, me barin e perveluar nga 45 gradshi i te nxehtit afrikan.

Po kete se bejme dot per askend, as per ju, sepse respektojme veten, profesionin, qe i kemi kushtuar gjithe jeten per nder te jetes se atyre qe na besojne.

Vini gishtin kokes, mbrohuni sa te mundni, e nese nuk e doni jeten tuaj, vjen vet shoku Covid, ju perqafon e kafshon madje, me mall te papare, po te tjeret mos i helmoni e vrisni me injorancen tuaj stratosferike, vrastare te jetes.

Po punojme nonstop, ne kushtet me te veshtira te jetes tone, po u sherbejme njerezve duke rezikuar veten , familjet, femijet, prinderit, miqte.

Njerezit kane semundje nga me te ndryshmet, ca prej tyre, tumorale e na shohin ne drite te syrit per ” shprese” e duhet te jemi aty , ne frontline tju sherbejme atyre qe e duan jeten, atyre qe duan te shohin diellin e se nesermes, e duhet te jemi te forte.

Mbyllini mor, gojet tuaja te liga, hapni syte, e veshet, e kujdesuni per jeten, qe Zoti jua ka fal vec nje here.Jemi ne kete situate per shume arsye, po nje prej tyre eshte papergjeshmeria e paprecedent e individeve te tille.

Lerini mjeket, te punojne te qete, ne keto kohe tejet te veshtira, perpos vapes, Covidit, rasteve problematike qe kerkojne zgjidhje, lodhjes se tejzgjatur, sju kemi mangut dhe mendjet e helmatisura nga virusi i injorances. /albeu.com/

të fundit

Zbulohen lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

Një CV minimaliste apo normale për një të ri, i cili në plan të parë, të jep premisat për të…

4 hours ago

Horoskopi 26 qershor, ndryshime të mëdha në rutinën tuaj, çfarë parashikojnë yjet

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person…

5 hours ago

Barcelona e ndjek Marcus Rashford, Flick e pëlqen shumë, por marrëveshja mbetet e komplikuar

Pavarësisht se Barcelona është shumë pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao, trajneri Hansi Flick mbetet një admirues i…

5 hours ago

Berlini ndërpret financimet për OJQ-të në Mesdhe që merren me shpëtimin e emigrantëve

Berlini ka ndaluar financimin për OJQ-të aktive në Detin Mesdhe. Ministria e Jashtme gjermane deklaroi se qeveria “nuk planifikon të…

5 hours ago

Nico Williams drejt Barcelonës është ende në rrugën e duhur – Athletic Bilbao nuk mund ta bllokojë transferimin

Nico Williams është shumë pranë kalimit te Barcelona këtë verë, raporton e përditshmja katalanase Sport. Anësori i Athletic Bilbao ka…

5 hours ago

Arkend Balla deputet, Rama leje ndërtimi për hotel luksoz Visit të Pojës

Nëse do ta lëmë pak mënjanë Arkend Ballën yllin e ri të Partisë Socialiste, e do të mbetemi në të…

5 hours ago