Autoritetet kanë konfirmuar zyrtarisht 17 raste me Covid-19 në Burgun 313, së bashku me një punonjës të kësaj IEVP-je.burgu-313
Ata janë veçuar dhe gjendja shëndetësore e tyre deri më tani paraqitet e mirë, ndërsa burime thanë dje se një prej tyre është transferuar në spital për mjekim më të specializuar.
Pas këtyre rasteve pozitive, në hyrje të IEVP është vendosur një njoftim ku bëhet e ditur se institucioni do të pajisë me maska dhe dorashka vetëm punonjësit, ndërsa persona të tjerë, si avokatë, oficerë të Policisë Gjyqësore dhe prokurorë që do të duhet të shkojnë për arsye pune, nuk do të lejohen pa masat mbrojtëse.
Ndërkohë që punonjës të ISHP kanë bërë hetimet epidemiologjike për rastet e konstatuara dhe kanë marrë tamponë të tjerë, që, duke iu referuar informacioneve zyrtare për këtë IEVP, kanë rezultuar negative.
Burime kanë thënë se të burgosurit e infektuar janë duke qëndruar në qelitë e bëra për regjimin e izolimit “41 Bis”, ndërsa Spitali i Burgut është bërë gati për të trajtuar raste të të burgosurve që janë në gjendje më të rëndë dhe është boshatisur, shkruan panorama.
Zyrtarisht, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk i është përgjigjur interesit në lidhje me masat e marra apo mënyrën se si po menaxhohet kjo situatë në burgje, kur më herët në Burgun 313 disa prej të burgosurve kanë kundërshtuar gardianët dhe kanë kërkuar që të largoheshin nga burgu.
Një prej të paraburgosurve gjithashtu ka bërë thirrje për revoltë dhe për këtë është izoluar për tre muaj.
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…