Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nisur nga situata e krijuar në vend për shkak të pandemisë COVID-19, i ka drejtuar një letër-kërkesë tri institucioneve të drejtësisë për të marrë masa që politika penale të orientohet në dhënien e dënimeve alternative që mund të aplikojnë për disa kategori të burgosurish dhe çështje në gjykim.
Burimet saktësojnë se letra i është dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe përmes saj kërkohet së pari të konsiderohet dhënia e ndëshkimeve alternative nga prokurorët për masat e propozuara, si dhe së dyti, të udhëzohen gjyqtarët të japin dënime alternative në rastet kur është e mundur.
None found
Një masë tjetër e lidhur me situatën e krijuar me COVID-19 dhe të prekurit në rritje në Shqipëri, është ngritja e një grupi pune pranë Ministrisë së Drejtësisë për të shqyrtuar mundësinë e një amnistie për të dënuarit e moshuar mbi 60 vjeç dhe që kanë sëmundje kronike, të cilët vuajnë dënime të lehta.
Gjithashtu, mësohet se bëhet fjalë për një amnisti që nuk do të prekë çështjet në hetim, por vetëm të dënuarit e moshuar më sëmundje kronike dhe ata që janë dënuar për çështje të lehta, ku nuk përfshihen kategoritë e dënimeve për krime të rënda.
Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur sot, se deri tani në vend janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste në total. /Euronews
Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe…
Mbështetja për familjet në nevojë dhe përmirësimi i shërbimeve të kujdesit për fëmijët, ishin në fokus të mesazhit të ministres…
Prokuroria polake ka hapur një hetim për terrorizëm pas sulmit me armë zjarri në sheshin kryesor të Krakovit, ku humbën…
Bundestagu gjerman ka ngritur një komision të posaçëm, detyra e të cilit është të mbledhë mendimet e ekspertëve lidhur me…
Sjellja e pazakontë e një maceje ka ndihmuar në zbulimin e një rrjedhjeje të rrezikshme të monoksidit të karbonit në…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka nderuar 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, në kuadër…