Categories: Uncategorized

COVID-19/ Mbi 100 të infektuar vetëm sot e 4 viktima, shkon në 4 008 totali i të infektuarve

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë të dhënat e fundit mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri.

102 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4 008.

Të lidhura

None found

Në 24 orët e fundit katër pacientë kanë humbur jetën:

një 43-vjeçar nga Kamza pa sëmundje shoqëruese dhe një 60-vjeçar nga Shkodra, një 64-vjeçar nga Durrësi dhe një 61-vjeçar nga Tirana me sëmundje shoqëruese.

Të infektuarit e rinj janë 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.

Në spital janë të shtruar 110 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 14 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2 264 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 34 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 4 008 të infektuar,

– 111 viktima;

– 2 264 të shëruar,

– 1 585 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 18 korrik sipas qarqeve është:

Tiranë, 737 pacientë aktivë,
Durrës, 206 pacientë aktiv,
Shkodër, 187 pacientë aktivë,
Vlorë, 105 pacientë aktivë,
Fier, 39 pacientë aktivë,
Lezhë, 84 pacientë aktivë,
Korçë, 49 pacientë aktivë,
Kukës, 54 pacientë aktivë,
Elbasan, 42 pacientë aktivë,
Berat, 37 pacientë aktivë;
Gjirokastër, 21 pacientë aktivë,
Dibër, 24 pacientë aktiv.

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

7 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago