Categories: Uncategorized

COVID-19/ Kolegu i tij çuditet me Manastirliun: Cili nga të ndjerit është doktor Seferi?!

Mjeku Erion Dasho ka ngritur dyshime se shifrat e Covid nuk po raportohen saktë nga ministria e Shëndetësisë.

Sipas tij, bazuar në rastin e vdekjes së mjekut Sefer Dervishi, i cili ndërroi jetë dje ishte 60 ose 61 vjeç dhe banues në Kavajë, çuditërisht në raportimet e ministrisë nuk jepen këto të dhëna.

Ai pyet ministrinë nëse i raporton saktë ose jo shifrat dhe se cili prej viktimave të raportuara ishte mjeku Dervishi.

“Më 16 shtator, Ministrja Manastirliu nëpërmjet një statusi në facebook shprehu pikëllimin për ndarjen nga jeta të Dr. Seferit, kolegut kavajas që humbi jetën dje si pasojë e COVID”.

“Doktori ishte 60 ose 61 vjeç dhe banues në Kavajë”, tha Dasho.

“Çuditërisht, deklarata e ministrisë për vdekjet nga COVID ditën e mërkurë përmendte një 57 vjeçar nga Lushnja dhe dy persona nga Tirana (përkatësisht 74 dhe 83 vjeç)”, – shtoi ai.

“Ditën e enjte deklarata përmendte katër humbje jete: 66 vjeçare nga Kukësi, 69 vjeçar nga Kurbini, 70 vjeçar nga Elbasani dhe 72 vjeçar nga Tirana”.

Lidhur me këto të dhëna, ai i drejtoi ministres pyetjen si dhe vuri në diskutim të dhënat, kur duket se ka pasaktësi edhe në rastin e raportimit të mjekëve.

“Dy pyetje kam për ministrinë dhe komitetin” – u shpreh Erion Dasho:

“CILI NGA TË NDJERËT ËSHTË DOKTOR SEFERI??!!”

“A JANË DUKE U RAPORTUAR KORREKT HUMBJET E JETËS NGA COVID NË SHQIPËRI”.

Ka kontradikta mbi shifrat zyrtare, numrin e të prekurve dhe viktimave, edhe në vendet e tjerë të Europës.

të fundit

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

25 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

42 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

49 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

1 hour ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

2 hours ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

2 hours ago