Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit ka arritur në 1.5 milion në nivel global, sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins.
Kjo tregon një rritje prej gjysmë milioni në gjashtë ditë, pasi totali i numrit të të infektuarvearriti një milion të premten.
Numri aktual mendohet të jetë shumë më i lartë, pasi shumica e njerëzve që përjetojnë simptoma të buta nuk janë testuar.
Pothuajse 90,000 njerëz kanë vdekur globalisht dhe më shumë se 337,000 janë shëruar, sipas shifrave të universitetit amerikan.
SHBA ka numrin më të madh të çështjeve të konfirmuara me më shumë se 432,000 të ndjekur nga Spanja, Italia dhe Gjermania.
Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve, ku më shumë se 17,000 persona kanë humbur jetën. Më shumë se 15,000 kanë vdekur në Spanjë ndërsa në Francë kanë humbur jetën 10,000 persona.
Në Mbretërinë e Bashkuar koronavirusi ka shkaktuar më shumë se 7,000 vdekje dhe ka më shumë se 60,000 raste të konfirmuara me COVID-19.
Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza…
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë fshatit Dhoksat teksa po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës. Mjeti…
Çfarë do të thotë të lindësh, të rritesh dhe të jetosh nën një regjim komunist? Këtë e shpjegon Ermal Meta,…
Një stuhi e papritur dhe e fuqishme me erë dhe breshër goditi bregdetin e Romagnës para agimit, duke filluar në…
Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Elbasanit. Mësohet se zjarri ka rënë një një ndërtesë të…
Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave…