Categories: Uncategorized

COVID-19/ Formulari dhe kushtet që duhet të plotësoni për të marrë “pagën e luftës”

Qeveria ka detajuar mënyrën si do të ndahen paratë e pagave për të punësuarit në biznesin e vogël. Bëhet fjalë për biznesin me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit.

Në vendim parashikohen kategoritë që përfitojnë dhe kushtet për të aplikuar. Qeveria do të ndajë 5,85 miliardë lekë në formë page dhe pagese papunësie.

Të lidhura

None found

Përfitues të paketës janë: Personat fizikë të vetëpunësuar; Një punonjës i papaguar ifamiljes së personit fizik tregtar që rezulton i punësuar pa pagë (familjar); Të punësuarit në personat fizikë tregtarë; Të punësuarit në personat juridikë. Qeveria ka vendosur 3 kushte për të marrë kompensimin.

“Për të përfituar ndihma financiare, duhet që subjekti tatimpagues:

a) të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim;

b) të ketë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin;

c) të ardhurat e deklaruara të subjektit, sipas deklaratës së tatimit mbi fitimin/tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin 2019, të jenë deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë.”

Të gjitha bizneset që plotësojnë këto kushte, duhet që të aplikojnë në Drejtorinë e Tatimeve për të marrë rrogat.

Në vendim qartësohen edhe mënyra e aplikimit. “Subjektet, duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit efilinig, kërkesën me të dhënat e përfituesve, ku përfshihen:

a) Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS;

b) Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit, përfshirë: i. emrin, atësinë, mbiemrin; ii. numrin personal të identifikimit të përfituesit; iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare; iv. numrin e llogarisë bankare”.

Do të jenë tatimet ato, që sipas vendimit, do të kontrollojnë deklaratat për vërtetësinë e të dhënave.

Por sa lekë do marrin të papunët nga Koronavirusi?

Qeveria parashikon të paguajë pagën minimale fiskale.

“Ndihma financiare, që përfitojnë të vetëpunësuarit, punëtorët e papaguar të familjes dhe të punësuarit sipas këtij vendimi, është e barabartë me pagën minimale në fuqi, 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Nga ana tjetër, në të njëjtin vendim është parashikuar që të dyfishohet edhe pagesa e papunësisë, për të gjithë ata që janë regjistruar si të papunë deri më 10 mars 2020, si dhe dyfishimi i ndihmës ekonomike. I gjithë plani i qeverisë është mbyllja e kësaj emergjence të paktën brenda tre muajve. Në të kundërt, ky vendim, pas tre muajsh nuk do të jetë më i vlefshëm.

“Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë nga COVID-19, por jo më shumë se 3 (tre) muaj”.

të fundit

Salianji accuses Rama over SHISH: Balluku keeps her government post through political will – crime groups have taken control of institutions!

Ervin Salianji ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se Shërbimi Informativ i Shtetit…

3 hours ago

Adnan Januzaj: nga çudi e Manchester Unitedit në lojtar pa klub – rrëfimi i një talenti të humbur

Në moshën 18-vjeçare mahniti Anglinë me fanellën e Manchester Unitedit, shënoi në Kupën e Botës dhe fitoi medaljen e bronztë…

4 hours ago

Arben Kola and Dritan Goxhaj in the hands of the police after the launch of the 135th protest

Aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj janë shoqëruar nga policia. Sot mbahet protesta e 135 kundër qeverisë. Gjatë fjalimeve dhe…

4 hours ago

Sali welcomes the start of construction on Bukojçan-Kërçovë: Corridor VIII is materializing

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një…

4 hours ago

Haziri declares 2027 as the year of the LDK: Next in line are the mandatory internal elections

Lutfi Haziri nga LDK derisa ka deklaruar se viti 2027 është vit i LDK-së ngase janë zgjedhjet e rregullta mandatore. Ai…

4 hours ago

Luftë e fortë për Kalulun: PSG-ja dhe tri gjigantët anglezë pas yllit të Juventusit

Pierre Kalulu ka zgjuar interesimin e disa gjigantëve evropianë, ndërsa Juventusi po punon për t’ia vazhduar kontratën dhe për ta…

4 hours ago