Categories: Uncategorized

COVID-19/ Ekspertja: Po vazhdoi kështu, nuk e dimë çfarë do bëjmë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe kryetare e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli, foli sonte për shifrat në rritje të rasteve me COVID-19 në vendin tonë gjatë ditëve të fundit.

Znj. Rakacolli pranoi faktin se ato kishin dalë jashtë parashikimeve të sistemit shëndetësor në fazën e dytë të hapjes, dhe kjo sipas saj erdhi për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana e qytetarëve në zbatimin e masave, ndryshe nga ç’ndodhi në fazën e parë.

Të lidhura

None found

Megjithatë, sipas saj deri më tani shifrat mbeten të kontrollueshme, teksa vetëm 20 për qind e kapaciteteve spitalore janë zënë.

Por sipas zv.ministres së Shëndetësisë, nëse vazhdojmë me këtë qasje dhe sjellje ndaj virusit situata mund të agravohet dhe nuk e dimë çfarë do të bëjmë.

E pyetur në Euronews Albania lidhur me mundësinë e një izolimi të dytë të vendit, znj. Rakacolli tha se nëse do të vazhdojmë të sillemi kështu do ndodhë një tjetër izolim, i brendshëm, sipas saj edhe më i dëmshëm.

“Nuk mendoj se e keqja më e madhe vjen nga një izolim i detyruar. Nëse do të sillemi kështu do të ndodhë një tjetër izolim i brendshëm, nuk do të mundemi të shkojmë dot në punë. Nga ana tjetër vendimi për mbylljen e kufijve për Shqipërinë çon në rënie ekonomike dhe ky është përsëri një lloj izolimi.

Nuk kemi përgjegjësi vetëm për shëndetin individual, por dhe për shëndetin e publik. Ne demonstruam se kishim ndërgjegje qytetare në fazën e parë. Udhëzimet janë dhënë, kontrollet bëhen, tani është në ndërgjegjen e gjithsecilit”, tha znj. Rakacolli./euronews

të fundit

PSG synon huazimin e Estevaos si zëvendësues të Kvaratskhelias, Chelsea vendos tri kushte

Estevao, anësori brazilian 19-vjeçar i Chelseat, është shndërruar në një nga objektivat e Paris Saint-Germainit për afatin kalimtar të janarit…

2 minutes ago

Danimarka hap një skemë të re për lejet e punës, por qytetarët e Kosovës nuk përfitojnë

Danimarka do të nisë një skemë të re për lejet e punës nga 1 janari i vitit 2027, me një…

3 minutes ago

Rama fton studentët në bisedime deri në fund të mandatit dhe njofton bursë 25 mijë lekë, kredi me interes zero ose 3% dhe punësim me gjysmë page minimale

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje studentëve të ulen për dialog dhe prezantoi masa të reja mbështetëse. Mes tyre janë…

8 minutes ago

Lionel Messi vendos një rekord të jashtëzakonshëm në historinë e Topit të Artë

Lionel Messi përfundoi përsëri në pesë të parët për Topin e Artë dhe vendosi një rekord të pabesueshëm në historinë…

8 minutes ago

Real Madridi shpreh ngushëllime pas aksidentit tragjik hekurudhor në Toledo

Real Madridi ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas aksidentit tragjik hekurudhor në provincën e Toledos, në Spanjë, ku raportohet…

20 minutes ago

Një rrugë në Trabzon do të marrë emrin e Mohamed Salahut

Komuna e Yomras, në qytetin turk të Trabzonit, po përgatitet t’i emërojë një rrugë yllit egjiptian të Trabzonsporit, Mohamed Salah.Autoritetet…

20 minutes ago