Rreth 15 milionë euro humbje parashikohet të ketë sektori i transportit ndërqytetas dhe rrethqytetas vetëm nga periudha e bllokimit të aktivitetit që prej 12 marsit.
Kryetar i kësaj shoqate, Eneo Sulejmanaj thotë se kjo është humbja më e madhe në këtë sektor
Eneo Sulejmanaj: “Në këto dy muaj që ka qenë i mbyllur shërbimi me përllogaritjet tona humbjet janë 15 milionë euro.”
Për daljen nga kjo situatë ai shprehet se ka paraqitur dy propozime për rimëkëmbjen.
Eneo Sulejmanaj: Kemi propozuar që të ulet akciza e naftës, pra blerja e naftës pa akcizë për transportin urban, që të mos impaktohet drejtëpërdrejtë në rritjen e cmimit të biletave. Nëse qeveria nuk e merr parasysh zgjidhja do të jetë rritja e çmimit të biletave në masën 30%
Por sikur të mos mjaftonin të gjitha këto pagën e luftës e kanë përfituar vetëm 10% e punonjësve.
Eneo Sulejmanaj: “90% e punëtorëve nuk e kanë marrë pagën e luftës, arsyet janë të ndryshme”
Në këtë sektor janë të punësuar 15 mijë njerëz ku 5 mijë prej tyre rrezikojnë të humbin vendin e punës. Ata kërkojnë ndihmën e shtetit në mënyrë që të mos shkojnë drejt falimentimit. /Oranews
Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…