Shtimi i rasteve me COVID 19 në vend ka shtuar edhe numrin e të hospitalizuarve te Infektivi.
Një çift të moshuarish rreth 70 vjeç janë dërguar me urgjencë tek Infektivi pasditen e sotme. Të sëmurët janë pa komplikacione të rënda. Siç duket edhe në video, ata kanë zbritur me këmbët e tyre nga autoambulanca dhe janë futur në Infektiv.
None found
Burime për Neës 24 thonë se para urgjencës së fundit, janë paraqitur në Infektiv 13 pacientë të infektuar me Covid 19 në harkun e 24 orëve.
Ndërkohë raportohen edhe disa të shëruar që janë nxjerrë nga spitali për në banesë. Zyrtarisht, ministria e Shëndetsisë ka raportuar për 46 të shtruar në Covid 1, 8 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.
Po sot MSH ka publikuar me vonesë humbjen e një jete në spitalin Covid 1, një grua e moshuar mbi 80 vjeç, që sipas MSH ishte asiptomatike dhe vdekja ka ardhur nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, shkruan BW.
Por burime për Neës 24, pohojnë jashtë kameras se gruaja në momentin e diagnostikuar me Covid 19 nuk ka patur gjendje të rënduar shëndetësore. Pas infektimit, shëndeti i saj është përkeqësuar në pak ditë me insuficencë të theksuar respiratore tipike shenjë e Covidit. Pas kësaj pacientja përfundoi në reanimacion ku pas 3 ditësh ndërroi jetë.
Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...
Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…
Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…
Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…