Categories: Uncategorized

COVID-19/ Angjeli: Të gjithë do të goditën nga kriza, shtresa më e prekur ajo me të ardhurat më të ulta

Ish ministri i financave Anastas Angjeli thotë se kriza që ka mbërthyer ekonominë për shkak të Covid-19 nuk do të kursejë askënd. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, profesor Angjeli thekson se pjesa më e goditur nga kriza do të jetë shtresa e varfër e popullsisë.

“Kësaj krize nuk i shpëton askush. Kur them nuk i shpëton askush kam parasysh që nëse pandemisë mund ti shpëtojnë sipas statistikave të OBSH-së 30 përqind e popullisisë atëherë edhe nga pikëpamjet e tjera nuk do ti shpëtojë po 70 përqind e popullsisë.

Të lidhura

None found

Pra të gjithë do të goditen nga kjo krizë që po ndodh edhe ekonomikisht. Pjesa më e goditur është ajo pjesë e cila mund të konsiderohet që është shtresë me të ardhura të ulta.”

Profesor Angjeli sqaroi në Përballë se qeveria ka marrë masat e duhura për t’i bërë ballë kësaj situatë të vështirë përmes dy paketave mbështetëse.

Por përse shteti nuk hedh më shumë para? “Gjëja e parë është që duhet t’i kesh ato para, ne e dimë situatën aktuale ekonomike.

Ka para, por nuk ka para të mjaftueshme. Ndërhyrjen me instrumenta duhet ta shikojmë në kohë. Ne kemi vepruar deri tani, duam s’duam, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, ndërhyrja ka qënë në kohë dhe eficente.

A ka qënë e mjaftueshme? Hajde ta diskutojmë këtë punë. Por nga pikëpamja e llojit të masave që ka marr qeveria është në të njëjtën linjë me shtetet e tjera, ka zgjedhur të ndihmojë sektorët jetik.

Ka pasur gjithashtu edhe sektorët më të prekur në ekonomi. Si instrumenta janë në rregull, si mundësi për të mbrojtur buxhetet e qytetarëve është në rregull. Si sasi pastaj varet nga buxhetet.” – përfundoi Angjeli.

të fundit

Qelaj për vrasjen e Arlinda Zekajt: Viktima nuk kishte paraqitur ankesë tek ne

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…

4 minutes ago

Harry Kane dhe përballjet me Kosovën: golat në Prishtinë, penalltia e pritur dhe triumfet e Anglisë

Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…

12 minutes ago

Hoxhaj: PDK-ja vazhdon të kërkojë mbajtjen në fuqi të Ligjit për Specialen

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…

15 minutes ago

Sulm kibernetik ndaj sistemit online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, shërbimi ndërpritet një javë para votimit

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…

18 minutes ago

Humb jetën në punë në Itali 20-vjeçari shqiptar, u përmbys rulit gjatë asfaltimit të rrugës

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…

22 minutes ago

Natalie Portman: U përpoqa të dëshmoja se isha vajzë e mirë, mes presionit që nisi që në fëmijëri

Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…

24 minutes ago