Koordiantori për situatën COVID Arben Ahmetaj në një dalje në “Opinion”, ka shpjeguar procedurën dhe periudhën kohore që do të marr shpërndarja e parave cash për biznesin e vogël që tashmë është I mbyllur. Është fjala për vlerën 26 mijë lekë të reja, të përcaktuara nga qeveria.
“Vendimi i qeverisë do të paguhet përmes bankave, nominale për ata që verifikohen se kanë qenë në border si të vetëpunësuar ose të punësuar.
Nesër në mëngjes del pyetësori, vetëm do klikosh bokset. Bëhet verifikimi i tatimeve me drejtoritë rajonale dhe pas kësaj paratë i kalojnë bankës dhe nëse nuk ka llogari bankare, do t’i hapet llogari bankare.
Formulari mund të kryhet online, ose ta dorëzojnë tek drejtoria e tatimeve”, tha Ahmetaj.
I pyetur se kur mendohet afërsisht që këto para do të shpërndahen tek qytetarët, Ahmetaj tha:
“Do të jetë një proces i përmuajshëm për periudhën e pandemisë dhe unë mendoj që brenda 10 apo 15 ditësh do kenë marrë pagesën e parë”. Ahmetaj tha që kjo pagesë që do të kryhet në Prill, është pagesa që mbulon muajin Mars./Opinion.al
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…